Surrealizmi arkitekturor i politikës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zoti Rama thotë se do të ngrejë ndërtesën e re të Teatrit që do t’a pëlqejnë të gjithë!!!

Por problemi nuk ishte fare ky. Krimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të kombit u bë dje në mes të ditës, në sytë e gjithë planetit. A është i sigurt se këtë tragjedi e kanë pëlqyer të gjithë?

Është njësoj sikur ata që prishën monumentin gjigand mijevjeçar të Budës, të thonin: Ç’farë keni ju në vend të tij do t’u bëjnë një hologramë me teknologji të lartë!!! Ose kur u dogj një pjesë e Katedrales të Parisit autoritetet të thoshin: Ta shkatërrojmë këtë vjetërsirë mesjetare obskurantiste dhe në vend të saj do të keni një Katedrale High Tech!!!

Çfarë ç’vendosjeje e çështjes që na merr për budallenj! Krimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore është i pashkrueshëm! Në shekuj nuk do të shlyhet nga ndërgjegjja e kombit!”.

Ndërtesa e re do të jetë pikërisht monumenti i memorjes kolektive për atë krim kulturor që u bë aty! Atë funksion do të ketë!

Atë nuk na e ngushëllon dot tani pas prishjes as zoti Basha kur na thotë se kur të jetë Kryeministër do t’a rindërtojë Teatrin siç ka qenë! Mobilizimi qytetar mbarëkombëtar duhej bërë para dhe jo pas prishjes!

Tani e ka marrë ferra uratën! Interesante ideja për ta ribërë sikurse ishte Teatrin! Por njëkohësisht bashkë me premtimin solemn zoti Basha duhet të na thotë që çfarë do të bëjë me ndërtesën ndofta gjigande me beton, xham, mermer që pa shije dhe e njollosur me krim do të jetë ngritur atje!!!

Mos t’i lejë gjërat në ajër, përgjysmë! Do t’i vejë dinamitin? Sepse sipas filozofisë dy objekte nuk mund të qëndrojnë njëkohësisht në të njëjtën hapësirë. Kjo mund të ndodhi vetëm në ëndrra, por në realitet jo!

Lexo edhe :  Haveli do prodhojë birrë në Tiranë

Apo do t’i kemi cip mbi cip dy teatrot, njeri mbi tjetrin, si thagmë e skizofrenisë politike shqiptare, një vepër madhore arti e jetës sonë? Apo ndërtesat do të jenë të ndërfutura njera brenda tjetrës!!! Si kukullat matrioshka ruse!”

Një teatër për popullin demokrat dhe patriot dhe një teatër për socialistët dhe G99!!! Se me thënë të drejtën, socialistë apo demokratë, kemi edhe një farë të drejte që politikat të na trajtojnë si qenie me arsye jo si kalamaj që mund t’u thuash çfarë të duash! Minimalen po kërkojmë! Sa për një copë bukë!”

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV