76% e familjeve nuk përmbushin nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasiguria ekonomike e familjeve po ndikon mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri. Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka ndikuar në sigurimin e ushqimit në familje dhe në rritjen e papunësisë.

76% e familjeve raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19.

68% e të intervistuarve u shprehën të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre. Ndërkohë përqindja e familjeve që raportojnë papunësi për shkak të kësaj situate është rritur me 10%.

Këto janë disa ndër gjetjet kryesore të raportit të vlerësimit të situatës të ndërmarrë nga World Vision Albania për 1199 familje në 15 bashki të vendit. Mbledhja e të dhënave është realizuar në harkun kohor 28 prill – 8 maj 2020 dhe kohëzgjatja mesatare e çdo interviste telefonike ishte 44 minuta.

Në fokusin e këtij vlerësimi kanë qenë disa aspekte të rëndësishme që kanë prekur familjet në Shqipëri si: burimet e të ardhurave para dhe gjatë pandemisë COVID-19; mundësitë e familjeve për plotësimin e nevojave bazë; shëndeti mendor dhe dhuna në familje; edukimi i fëmijëve; njohuritë e familjeve për parandalimin e infektimit dhe përhapjes nga koronavirusi i ri.

Krahas ndikimit negativ në burimet e të ardhura, raporti tregon se qëndrimi i detyruar në shtëpi ka ndikuar edhe në shëndetin tonë mendor, dhunës në familje dhe edukimit.

35% e të intervistuarve raportojnë nivele shumë të larta ankthi dhe stresi. 49% e tyre raportojnë se fëmijët kanë qenë dëshmitarë të grindjeve të të rriturve në shtëpi dhe 17% pohojnë se fëmijët kanë qenë dëshmitarë të dhunës fizike në familje.

Në kushtet e krijuara prej Covid 19, nevoja e kërkon që veçanërisht gjatë kësaj periudhe, të mirëfunksionojnë mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, ndërkohë të ofrohet mbështetje psiko-sociale si dhe shërbimi i specializuar të arrijë në familje.

Lexo edhe :  Po rritet euro! E nis vitin pozitivisht, rikuperohet edhe dollari e paundi

Në një kohë ku globalisht dixhitalizimi është mënyra e vetme për të ndërtuar ura komunikimi, ka akoma femijë në mesin tonë që kanë nevojë për infrastrukturë teknologjike për të ndjekur mësimin online. Sipas gjetjeve paraprake të raportit, 5 në 10 fëmijë me aftësi të kufizuar nuk kanë mundur të bëhen pjesë e orëve orëve mësimore nga shtëpia.

Gjendur në këto kushte, familjet shqiptare kanë nevojë për mundësi të qëndrueshme ekonomike per t’u rimëkëmbur sa më shpejt./Monitor

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV