Detaje për operacionin në Rinas, të arrestuarit dërgonin njerëz në Kanada dhe Amerikë me viza false

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion me disa të arrestuar është finalizuar sot në mbrëmje në Tiranë. Këta persona dërgonin njerëz ne Kanada dhe Amerikë më viza false.

Mësohet se janë proceduar 26 persona nga ku 16 janë arrestuar me kërkesë të Spak, 8 janë në detyrim paraqitje dhe 2 persona hetohen në gjendje të lirë.

Arrestimi i këtyre personave erdhi pas një hetimi të nisur që prej vitit 2018 në bashkëpunim me  zyrën e hetimit në ambasadën e SHBA duke u finalizuar këtë të hënë. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë falsifikuar dokumente dhe viza duke dërguar dhjetëra personave në SHBA.

Kanë qenë 3 korridore që personat përdornin për kalimin e klandestinëve në SHBA. I pari Shqipëri-Gjermani-R.

Domenikane dhe mandej në Meksikë e duke u futur në SHBA, i dyti nga Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane dhe më pas në SHBA dhe e treta Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane dhe SHBA.

Lidhur me këtë megaoperacion ditën e nesërme pritet  të ketë një konferencë të përbashkët nga policia dhe prokuroria SPAK për rezultatet e këtij operacioni me ndërkombëtarët.

Të fundit

Kush janë 16 konkurrentët e Big Brother VIP

Mbrëmjen e kaluar startoi Big Brother VIP 4, me praninë e 16 konkurrentëve të fushave të ndryshme, si këngëtarë,...

Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjermani?

Autoritetet gjermane ende nuk e kanë bërë të ditur formalisht emrin e të dyshuarit për sulmin me veturë në Magdeburg të premten, ku u...

Rama njoftoi mbylljen për 1 vit, reagon TikTok: Do kërkojmë sqarime nga qeveria shqiptare

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit TikTok-un solli reagim të platformës në mediat ndërkombëtare, të cilat i bënë jehonë kësaj...

Elon Musk: Pas Shqipërisë, Starlink tani është i disponueshëm edhe në Kosovë

Multimiliarderi Elon Musk ka deklaruar se tashmë kompania e tij “Starlink” do të ofrojë shërbimin e saj edhe në Kosovë. Ai e bëri të...

Një inspektor krimesh hyn me gomar në Big Brother Vip!

I njohur si Zebervoki, ai është banori më i ri i Big Brother Vip 4. Personaliteti i njohur i rrjeteve sociale për skeçet e tij...

Lajme të tjera

Web TV