Mësimet që dalin nga COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Hajro Limaj

Pandemia COVID-19 na rikujtoi shumë gjëra që i kishim harruar në shumë fusha, por që ato nuk duhet të ishin shmangur asnjë herë. Natyrisht, nga kjo pandemi dalin shumë mësime të nevojshme. Nga studimet dhe vëzhgimet që u kam bërë këtyre zhvillimeve dramatike mendoj se 5 mësimet e para që do të marrim të gjithë janë këto: mësimi i parë i pandemisë: E kemi të domosdoshme shkencën.

Kjo epidemi vërtetoi qartësisht dhe hapur se pa u ligjëruar dhe pa u zbatuar shkenca edhe te ne, nuk do të jetë e mundur të zgjidhet asnjë problem. Zgjidhjet në shëndetësi nuk mund t’u lihen tregtarëve, ministrave që nuk janë mjekë dhe pa gradën shkencore të profesorit, njerëzve pa vlera kulturore dhe shkencore, specialistëve vjedhës që vijnë për tendera dhe jo për drejtimin shkencor. Kjo kërkesë duhet të jetë nga koka deri në instancat më të ulëta të strukturave të mjekësisë. Shkencën qeveritare nuk duhet ta mbajnë mbrapa ose pranë, por do ta vendosin atë në radhë të parë, çfarë të thotë ajo, atë do të bësh! Propozimet e njerëzve shkencëtarë do t’i zbatoni germë më germë, e jo si te ne që bëhen emërime klanesh politike apo interesash materiale. Shih shëndetësinë në çfarë gjendje është dhe mos fol më. Kthimi te shkenca dhe shkencëtarët është detyrim. Për të asgjësuar rrënjët e epidemies, jemi të detyruar për ilaçet e nevojshme, dhe këto vetëm bota e shkencës dhe shkencëtarët mund t’i realizojnë. Por jo si “akademikët” e Akademisë së Shkencave te ne që vegjetojnë dhe nuk shpalosin asnjë vlerë shkencore, dhe për çdo mbledhje kërkojnë 300 mijë lekë të vjetra.

Mësimi i dytë: Kemi nevojë për shëndet dhe këshilla shëndetësore

Është një mësim i rëndësishëm që ne nxorëm dhe që është kuptuar se tema që ka të bëjë me “mbrojtjen nga armiku” i padukshëm nuk do të mund të zgjidhet vetëm me masat dhe forcat e brendshme . Sistemi shëndetësor është i rëndësishëm, të paktën sa sistemi i mbrojtjes, mjekët janë heronj dhe me vlera, jo më pak sesa luftëtarët e luftës. Organizimi shëndetësor është një faktor shumë i rëndësishëm dhe jo më pak se organizimi i mbrojtjes së vendit. Këtë të vërtetë e mësuam edhe një herë në sajë të COVID-19.

Lexo edhe :  Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Mësimi i tretë: Kemi nevojë për shtet social

Në këtë epidemi dalluam se fuqia e shteteve nuk matet vetëm me forcën ekonomike, nuk është e lidhur vetëm edhe me forcat e armatosura. Popullsia dhe hapësirat e mëdha territoriale nuk mjaftojnë të të bëjnë ty shtet të fuqishëm. Shtetet rriten, nëse ato kanë aftësitë e qenies “shtet social”. Organizimi në shëndetësi dhe në strukturën sociale shteteve të suksesshme u jep shansin të qëndrojnë në këmbë më lehtë ndaj pandemive që shpërthejnë.

Mësimi i katërt: Të detyruar për natyrën

Përsëri në sajë të kësaj epidemie kuptuam se e kemi shkatërruar shumë rëndë natyrën. Jemi sjellë pa respekt dhe pa përgjegjësi në përmasa serioze, privati dhe shteti. Ky pushtim agresiv që iu drejtua natyrës, nëse nuk ndalohet rreptësisht shkatërrimi i pakufishëm që i bënë “të fortët” jetës natyrale, nëse nuk i jepet fund, nesër neve do të na vijnë fatura më të rënda për jetën tonë. Nëse u hedhim një sy me kujdes këtyre 20 viteve të fundit, madje vetëm kur flitet për epidemitë, çfarë jetuam kur themi MERS, SARS, Gripi i Derrit dhe tani, COVID-19. Shtetet që kanë dëmtuar më shumë natyrën, apo rajonet që janë dëmtuar më shumë brenda çdo vendi morën goditjet dhe janë mikpritëse të epidemive.

Mësimi i pestë: Kemi domosdoshmëri për njëri-tjetrin

Ky është një përfundim shumë i hapur dhe i saktë: problemi kur është global, nuk mjaftojnë zgjidhjet vendore. Për këtë arsye neve mund të na lërë në rrugë çdo mendim se “çdo qengj varet nga këmbët e tij”. Kjo epidemi vërtetoi se vetëm me zgjidhjet kombëtare, pa futur dhe forcuar bashkëpunimin intensiv ndërkombetar dhe global nuk mund të arrihet sukkesi. Vonesat e bashkëpunimit të menjëhershëm brenda BE-së kundër COVID-19, tronditi rëndë Italinë, Spanjën, Portugalinë etj. Evropa u rikthye në kufijtë nacionalë të çdo shteti. Të gjitha shtetet e botës bllokuan kufijtë për hyrje-dalje. Komunikimet ajrore, detare dhe tokësore u ndërprenë. Kjo u vendos edhe brenda çdo vendi, për çdo qytet, rajon e krahinë. Kjo goditje e papritur dhe e papërgatitur për ta përballuar tani ka dhënë alarmin e zgjidhjeve të përbashkëta botërore të luftimit të kësaj pademie, dhe me qindara milionë euro apo dollarë shtetet e fuqishme i kanë vënë në dispozicion për zbulimin e ilaçit kurues nga COVID-19.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV