“Më mirë thuaj jam serb, se kosovar”/ Aktori ndez debatin në rrjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Xhevdet Jashari, i cili u bë i famshëm me rolin e “Arif Hikmetit” në serialin “O sa mirë”, është rikthyer në skenën e aktrimit pas një pauze pesëvjeçare.

Pas një qëndrimi në Gjermani, Jashari është rikthyer në rajon dhe i është bashkuar kastës së aktorëve në serialin e ri “Bashkallajk”, duke marrë vëmendje edhe për ndryshimin e madh në pamje.

Megjithatë, përveç rikthimit të tij artistik, Jashari ka tërhequr vëmendje të madhe me deklaratat e forta që ka dhënë në një intervistë për “Tëvë 1”. Ai ka shprehur pakënaqësinë e thellë ndaj përdorimit të termit “kosovar”, duke e konsideruar atë si një produkt të propagandës serbe.

“Kosovar është serbisht. Kosovar janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë, vjen prej serbëve. Duhet m’i ardhë shumë rond atij shqiptari që thotë ‘jam kosovar’. Ndarjes që i bëjnë, fatkeqësisht ka shumë, por për mua janë shumë pak. Më dhemb shumë kur dikush thotë kosovar, shumë shumë më dhemb.” – tha Jashari, me tone të ashpra dhe të ngarkuara emocionalisht.

Ai theksoi se e do shumë Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, por se nuk pranon ndarjen identitare mes shqiptarëve, duke e parë si të rrezikshme dhe të dëmshme për unitetin kombëtar.

“Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, që e du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës. Çka me thënë ai i Preshevës. Ne kemi shqiptar. Nuk jemi serb, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë kosovar jena. Jo bre s’jeni kosovar.

Ma mirë thuj serb jam, se kosovar. S’je bre kosovar, ti je shqiptar. Terminologji që e ka shpik serbi e ti me pranu. Se di qysh e pranojnë qata. Secili njeri e ka të drejtën e vet me e shpreh qysh ndjehet”, tha aktori.

Lexo edhe :  Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Aktori theksoi se çdo njeri ka të drejtë të ndjehet si dëshiron, por se ai vetë e refuzon plotësisht përdorimin e termit “kosovar”, duke e cilësuar si një “terminologji që e ka shpik serbi”./E.T

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV