Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare legjenda e kinemasë franceze, Michel Piccoli. Michel ka ndërruar jetë më 12 maj për shkak të një ataku në zemër.
Lajmi është konfirmuar nga bashkëshortja e tij, Ludivine Clerc, për Gilles Jacob, ish presidenti i Festivalit të Filmit të Kanës, i cili shprehu ngushëllimet përmes një deklarate në media.
Veterani i skenës franceze ka luajtur në më shumë se 40 filma televiziv gjatë karrierës së tij. Michel ishte në fund të të 30-tave kur luajti në dramën më të vlerësuar të Jean-Luc Godard, “Contempt” (Le Mepris). Aty ai kishte rolin e burrit të trishtuar të Brigitte Bardot, një skenarist që shet talentin e tij dhe humb gruan për shkak të një producenti amerikan./Burimi: NY Times