“Zgjedhorja”, PS kërkesë zyrtare PD-LSI-së: Mos humbni më kohë, rikthehuni në tryezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë ftuar opozitën të rikthehet në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në letër propozohet që mbledhjet e radhës të mbahen nesër dhe pasnesër pra më 21 dhe 22 maj dhe Gjiknuri me Hajdarin bëjnë apel që mos humbet më kohë pasi 31 maji nuk është larg.

“Të nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili

Nisur nga mungesa e paparashikuar  e përfaqësuesve tuaj, (opozitës jashtëparlamentare), në mbledhjen e  dakordësuar  të datës 18 Maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit të një numri çështjesh që kanë mbetur pezull për diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes së radhës ditën e Enjte ose të Premte  (21/ 22 Maj, ora 10.00 AM ), në të njëjtën vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit në Pallatin e Kongreseve. Mendoj të vazhdojmë me temat që ishin në rendin e ditës të datës 20 Maj, pra miratimin e kapitujve që lidhen me kuotat gjinore, periudhën zgjedhore dhe financimin e fushatës zgjedhore.

Grupi i ekspertëve teknik përfshirë dhe përfaqësuesit tuaj, kanë përgatitur propozime të cilat kërkojnë miratimin tonë për pikat që akoma nuk është gjetur dakordësi. Puna grupit teknik është realizuar sipas metodologjisë së rënë dakord në Grupin Negociator si dhe në të janë reflektuar edhe opinionet me shkrim të ekspertëve të ODIHR dhe Këshillit të Evropës.

Mendoj që nuk duhet të humbim më kohë pasi data 31 maj, një datë e propozuar nga ju si afati për përmbushjen e objektivit të reformës zgjedhore me dakordësi, po afron dhe mbetet shumë pak kohë në dispozicion për të adresuar  numrin e çështjeve të mprehta që ne kemi mbi tavolinën e negociatave.

Lexo edhe :  Nga tatimi i dakordësuar te falja e kamatëvonesave, si do të funksionojë ‘Paqja Fiskale’

Realizimi i reformës zgjedhore është një kusht i rëndësishëm i integrimit europian, por mbi të gjitha një premisë shumë e rëndësishme për të gjitha palët politike me qëllim realizimin e zgjedhjeve  të lira dhe demokratike në vend”përfundon letrën e tij Gjiknuri.

Kujtojmë se opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e të hënës me argumentin e protestës, por nga ana tjetër nuk ka thënë nëse do të kthehet në tryezë dhe kur.

Një ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha tha se kthimi i opozitës në Këshillin Politik nuk varet prej tyre, por prej PS.

Sa kohë mazhoranca, tha Basha, nuk ka pranuar propozimet e opozitës kjo e fundit nuk mund dhe nuk do të të jetë fasadë për të./b.b/Fjala.al

Të fundit

Spiropali takime në Tiranë/ O me Shqipërinë në Europë, o me të shkuarën dhe në gropë

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë Elisa Spiropali vijon intensivisht takimet në qark, duke bashkëbiseduar me qytetarë, sipërmarrës dhe gra...

Kina prodhon baterinë bërthamore që mund të fuqizojë armët e shkatërrimit për 50 vjet

Në një përparim teknologjik që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të SHBA-së , një kompani kineze ka filluar prodhimin masiv të baterive të vogla...

Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e...

Kursi i këmbimit valutor, 27 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Pretendimi i PD për blerje votash në Lezhë/ Policia e përgënjeshtron

Kandidati për Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me një pretendim...

Lajme të tjera

Web TV