Shqipëria është përballur me ulje të temperaturave në fund të vitit dhe ditët e para të janarit duke sjellë ngrica gjatë natës pothuajse në të gjithë vendin. Përsa i përket kësaj fundjave do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave dhe pritet që termometri të mos shkojë poshtë zeros.
Vendi do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Pritet që të ketë reshje bore gjatë fundjavës në zonat malore.
Ditën e premte në vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 7 deri në 10 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndim.
Mëngjesi i të shtunës do të jetë pothuajse i kthjellët, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 12 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-veriperëndim.
Moti për ditën e diele do të mbajë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 4 deri në 8 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut./Fjala.al