“Petrodollarët” joshin Cristiano Ronaldo drejt PSG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u bind më në fund të kthehej në Torino me avionin luksoz privat, e ti dedikohej paksa skuadrës zsë tij që e paguan miliona Euro, Cristiano Ronaldo po përgatit terrenin për një tjetër lëvizje të madhe në karrierë, atë nën “hijen” e kullës Eiffel. Manovra të shkëlqyera në zhvillim e sipër në Paris mund të sjellin luzitanin në skuadrën kampione të Francës.

PSG po përgatitet të nisë një revolucion në tregun e ardhshëm të transferimeve, me një ëndërr në sirtar që quhet Ronaldo. Lëvdatat e shtuara të presidentit të klubit Nasser Al Khelaifi në një intervistë për France Football janë vetëm një sinjal “flirtues” pasi më shumë do të ndikojnë “petrodollarët” e manjatit arab, e sigurisht karriera e modës për partneren e tij Georgina.

“Ai gjithmonë shkon përtej limiteve, CR7 është një shembull për të gjithë sportistët e së ardhmes” thotë Al Khelaifi. (fjala.al). Për emirët e Katarit, nga të cilët Al Khelaifi është fuqiplotë në Evropë dhe përfaqësues i të gjithë interesave ekonomikë, e ardhmja do të thotë Kupa Botërore e vitit 2022 në Doha. Ronaldo është vetëm pjesë e “fasadës”.

Deri më tani, ambasadori i zgjedhur për të promovuar Kupën e Botës dhe për t’i dhënë prestigj futbollit projektit të Katar 2022 është Neymar. Një emër i fuqishëm i zgjedhur për të errësuar skandale dhe polemika që kanë ndjekur njëri-tjetrin që nga viti 2010 për caktimin nga FIFA të Kupës së Botës që u shoqërua me akuza shantazhi e korrupsion. (fjala.al) Braziliani nuk ka shkëlqyer asnjëherë në Paris dhe emirët nuk i pëlqejnë shkeljet e vazhdueshme të kampionit, brenda dhe jashtë fushës.

Për më tepër Neymar ka humbur besueshmërinë pas përpjekjeve të verës së kaluar për t’u rikthyer në Katalonjë me çdo kusht. Në këtë pikë emirët duhet të kenë pyetur veten se kush mund ta zëvendësojë Neymar si një “testimonial”, një imazh zyrtar për Katar 2022? Vetëm dy emra të mundshëm në rendin e ditës: Messi dhe Ronaldo. Por një transferim i Messit nga Barcelona nuk është i imagjinueshëm, dhe disponibiliteti i Ronaldos, ka cuar radarët në Torino…

Lexo edhe :  UEFA propozon 3 ndryshime themelore në Champions League, hiqen shtesat 30-minutëshe

CR7 është paguar te Real Madrid për rreth 100 milionë dhe merr 31 milionë Euro në vit. Sot, në moshën 35 vjeç, portugezi kanë ende një vlerë tregu rreth 70 milionë.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

Lajme të tjera

Web TV