Sistem danez me lista të hapura? Gjiknuri: Nuk mund ta hapim tani këtë lojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën për reformën zgjedhore, i ka dhënë përgjigje negative kërkesave të deputetëve të opozitës për të ndryshuar sistemin zgjedhor, në mënyrë që të sigurohen listat e hapura për kandidatët.

Deputeti Andi Përmeti foli më herët për propozimin amerikan për ndryshimin e sistemit, të cilin PS-PD-LSI, sipas tij, po e mbajnë sekret. Por ndonëse nuk përmendi amerikanët në fjalimin e tij, Gjiknuri ishte i qartë në refuzimin për të ndryshuar tani sistemin zgjedhor. Sipas deputetit socialist, sistemi zgjedhor përfaqëson themelet e shtetit dhe se kjo lojë nuk mund të hapet tani.

“Sistemi nuk është një listë dëshirash. Nuk jemi këtu për të bërë themelet e Republikës së Re. Ka shumë sisteme, problemi është si do të arrijmë në rezultate të përbashkëta. Nëse hapim lojën e sistemit ashtu siç thuhet, do të ndërhyjmë Kushtutën e Shqipërisë sepse nuk është vetëm ndarja e mandateve, por edhe marrëdhënia me Parlamentin. Nëse hapim lojnë e sistemit, ne nuk mund ta zgjidh dot tani. Nuk zgjidhet kjo kur gjysma e elektoratit është në rrugë. Mos e kthenin sistemin në “wish list”, nuk është listë dëshirash, por themelet e shtetit”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri la të kuptohet se PS është gatshme të diskutojë për këtë çështje pas zgjedhjeve parlamentare të 2021.

“Le të bëjmë kodin zgjedhor tani dhe t’u japim qytetarëve zgjedhjeve të lira e të ndershme. Çështja e sistemit mund të hapet më pas, edhe në kuadër të integrimit në BE”, tha ai.

Ç’është sistemi danez që kërkon Ambasada Amerikane? Ja pse PS dhe PD hezitojnë

Të fundit

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren...

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Ka qenë...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Lajme të tjera

Web TV