Ai episod u kthye shpejt në një parodi në internet dhe “meme” nuk kanë fund, por tani në distancë shumë vjet nga kafshimi i “kanibalit” që vuajti në fushën e futbollit, Giorgio Chiellini vlerëson “agresorin”. Mbrojtësi iu rikthye në faqet e librit të tij polemizues, një ngjarjeje në në Itali-Uruguaj në vitin 2014, kur sulmuesi Luis Suarez e kafshoi në shpatull.
Autobiografia e Chiellini (“Unë Giorgio”) vazhdon të diskutohet, fillimisht me përplasjet me Balotelli e Felipe Melo dhe kurorëzimin e Sergio Ramos si kolegu i tij më i fortë. Tani vjen një konsideratë që nuk pritej, ajo ndaj Luis Suarez. (fjala.al)
“Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur atë ditë. E kisha markuar Edinson Cavani për pjesën më të madhe të lojës, një sulmues tjetër i vështirë për t’u menaxhuar, kur befas, vura re që Suarez kishte kafshuar shpatullën time. Ndodhi, dhe kjo është mënyra e Suarez, sesi ai trajton përplasjet e drejtpërdrejta në fushë, dhe, nëse mund ta them edhe unë këtë, është gjithashtu e imja. Luis dhe unë jemi të ngjashëm dhe më pëlqen të përballem me sfida në këtë mënyrë. Unë e admiroj ligësinë e tij, nëse ai e humb atë do të bëhej sulmues normal ” tha Chiellini.
Duke folur për atë episod në ndeshjen Itali-Uruguaj, Chiellini tregoi se çfarë p ndodhi në ditët në vijim, ndërsa polemika shpërtheu në media. “Pas nja dy ditësh ne folëm përsëri në telefon dhe nuk kishte nevojë të kërkonte falje. Ligësia është pjesë e futbollit, madje e quaj si të përshtatshme. Duhet të jesh i zgjuar dhe unë gjithmonë e kam admiruar Suarez” tha Chiellini. fjala.al