Kristaq Kume për “Fjala”: Si funksionon sistemi danez me lista të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, ekspert zgjedhjesh pranë Këshillit Politik për reformën zgjedhore, tha për gazetën “Fjala” se listat e hapura dhe proporcionali kombëtar garantojnë demokracinë përfaqësuese që kërkon SHBA-ja

Problematika e sistemin zgjedhor aktual në Shqipëri, i votuar me konsensus dypalësh PD-PS, në vitin 2008, nuk e garanton demokracinë përfaqësuese. Kristaq Kume, ekspert zgjedhjesh, i tha gazetës se ajo që kërkon SHBA-ja në propozimin e saj për Këshillin Politik të reformës zgjedhore, është pikërisht gjetja e një sistemi që garanton përfaqësimin e zgjedhësve në Kuvend, pasi votohen lista të mbyllura kandidatësh, ku votuesi nuk mund ta zgjedhë drejpërdrejt përfaqësuesin e tij ligjvënës, dhe është proporcionali rajonal ai që i çon dëm votat që jepen për partitë e vogla, të cilat nuk arrijnë dot të kapërcejnë pragun zgjedhor. Sistemi danez që sjell si pikë referimi ambasada e SHBA-së, sipas Kumes, është një model demokratik që tenton të përkthejë çdo votë të votuesve në mandate deputetësh.

“Sistemi danez është proporcional rajonal me 10 rajone zgjedhore, nga ku dalin 135 deputetë. Votuesi voton në listën e partisë vetëm për një preferencë. Nëse zgjedh subjektin dhe jo preferencën, atëhere i numërohet subjektit, sipas listës së renditur. Kombëtarja është e ndarë në 3 rajone. Sistemi proporcional rajonal me listë kombëtare është një ndër variantet e propozuara në Kuvend dhe Këshilli Politik e ka përpara në tryezë. Sipas këtij modeli, 100 deputetë zgjidhen nga listat e hapura të partive dhe pjesa tjetër, 40 deputetë, zgjidhen nga një listë korrektuese, sipas votës proporcionale kombëtare. Me këtë listë përfitojnë partitë e vogla të paktën 30 mandate”, – sqaron ai.

Më tej, duke komentuar propozimin amerikan, Kume thotë se SHBA-ja nuk i ka sugjeruar kopjimin e sistemit danez, por i ka kërkuar Këshillit Politik që të bëjë maksimumin që listat të jenë të hapura dhe të krijohet mundësia ligjore që zgjedhësi shqiptar të jetë ai që me votën e tij t’i delegohet vullneti për vendimmarrje. Sipas tij, përkthimi në aspektin ligjor i këtyre dy kritereve, do të sillte funksionimin më të mirë të demokracisë përfaqësuese.

“Sipas besimit tim, një sistem proporcional rajonal me lista kombëtare, ku zgjedhësit kanë mundësi të votojnë me lista të hapura, është zgjidhja më e mirë që të shmangen krizat e reja pas zgjedhjeve. Zgjedhësit duhet të kenë mundësinë të shprehin preferencën e tyre për një ose disa emra kandidatësh në listën e subjektit përkatës”,- shprehet Kume.

Lexo edhe :  Bombardimet në Gazë, Papa Françesku: Kjo është mizori, nuk është luftë

Kume dyshon se kryetarët e partive të mëdha do të jenë të gatshëm ta pranojnë këtë propozim të SHBA-së.

“Nuk është e lehtë që drejtuesit e partive të bien dakord të heqin dorë nga kjo mundësi e madhe që u krijon atyre votimi me lista të mbyllura. Me këtë votim, në fakt, janë autorët kryesorë, vendimmarrësit kryesorë për njerëzit që shkojnë me mandate deputeti dhe në këtë mënyrë ata arrijnë të kenë disa pushtete në dorë; së pari, pushtetin mbi partinë dhe, së dyti, pushtetin mbi të zgjedhurit në Kuvend, të cilët thuhet se janë përfaqësues të popullit, por, në fakt janë nëpunës në institucionin legjislativ ligjbërës, të punësuar nga kryetarët e partive të tyre. Këta deputetë  do të bëjnë çfarë u kërkon kryetari dhe jo nga ato që do të donin zgjedhësit të bënin për ta”, – tha Kume për “Fjalën”.

“Sistemi proporcional me lista të mbyllura po bën që ne në mënyrë të vazhdueshme, t’i largohemi parimit të demokracisë përfaqësuese. Që do të thotë të kemi jo pak deputetë që nuk e dinë se kush janë, nga kanë ardhur apo kush i ka zgjedhur. Dhe ia dinë për nder vetëm kryetarit të partisë.”- tha Kume.

“Ndryshimi në Kushtetutë nuk është pengesë”,- thekson më tej Kume, pasi, sipas tij, kushdo që e përdor këtë si argument, po bën blof.

“Mjafton vullneti politik për të bërë korrektimin përkatës në Kushtetutë”,- thotë ai.

Ish-kreu i KQZ-së, Kume, beson se sistemi aktual, i ndarë në 12 njësi zgjedhore, ka bërë që votat të mos kenë të njëjtën fuqi në konvertimin e tyre në mandate, si dhe votat që u jepen partive të vogla të shkojnë për llogari dhe në favor të partive të mëdha. Zbatimi i këtij sistemi në lista të mbyllura, në kushtet e Shqipërisë, ku sjellja demokratike është shumë problematike brenda institucioneve, bën që qytetari të mos shprehë realisht se me cilin kërkon të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Të fundit

Edhe pse të ndarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shkëmbyen dhuratat e Krishtlindjeve

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, shkëmbyen dhuratat e Krishtlindjeve, pavarësisht ndarjes së tyre. Ish-çifti kanë shijuar darkën në...

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda...

TikTok mbyllet për një vit, eksperti: Ndikon te bizneset!

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka, për paralajmërimin se rrjeti social TikTok do të mbyllet për një vit thotë se nuk është kjo zgjidhja përfundimtare,...

“Larg dhunës”/ Mesazhi i Arqipeshkvit Arjan Dodaj: Duhen politika pro jetës e familjes!

Të falim dashuri dhe të vihem në shërbim të njëri-tjetrin. Ishte ky mesazhi në prag të krishtlindjes i Imzot Arjan Dodaj, në katedralen e...

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor

Padia ishte bërë për të rrëzuar paktin PD-PS për listat e mbyllura dhe ndryshime të tjera, por tashmë ankimimi nuk është marrë parasysh. Gjykata Kushtetuese ka...

Lajme të tjera

Web TV