Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A. R., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
F. A., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”;
M. B., banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim;
Sh. Sh., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.