Një nga të dhunuarit më të shumë përfolur pas shembjes së Teatrit Kombëtar qëndron gazetari dhe analisti, Alfred Lela.
Por një ditë më parë Lela u vendos përballe numrit një të qeverisë teksa në shenjë revolte Lela ky i fundit hoqi pantallonat për t’i treguar me fakte kryeministrit shenjat e dhunës që policia kishte ushtruar mbi të.
i ftuar në Rtv ora, gazetari u shpreh se gjesti që ai bëri ishte për ti treguar Ramës që edhe qeverisë së tij i kanë rënë pantallonat.
Fjala e plotë
Kryeministri po refuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrogancë. Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmesh. Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë ti mbrojë. Edhe nëse dikush në depresion ose në një tronditje psikike shkon për të vrarë veten shteti shkon për ta shpëtuar. Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte. Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shembur një ndërtesës që është e shtetit, e shqiptarëve. E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shembin çlirimtarët po themi.
b.gj/fjala.al