Aktori shumë i njohur dhe i dashur për qytetarët shqiptar, Bujar Asqeriu ka thënë sot se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i binin partive politike, ndaj ai nuk ka qenë kurrë me ta.
Nga emisioni “Kjo javë” në News 24, ai u shpreh se ishte kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ka theksuar se priste që qeveria të reflektonte, por thekson se nuk u bë pjesë e Aleancës, pasi sipas tij ata i binin partive.
“Nuk doja të isha protagonist. Por kur ceka të gjitha problematikat e artistëve, nuk më tha njeri fol ti, dil ti, por i thashë prej zemrës. Më pas një sulm i paparë fyerjesh, talljesh nga më të paimagjinueshmet që mund të mendoja.
Më kanë quajtur edhe agjent të serbëve dhe grekëve për destabilizimin e Shqipërisë. Deri aty sa më thanë boll, boll. Shqipëria nuk ka problem vetëm Teatrin. Shqipëria nuk është vetëm Teatër. Koha vërtetoi që vërtet Shqipëria kishte dhe probleme të tjera jetike. Kur sot naftëtarët nuk po marrin rrogat, problemet e Astirit ende s’kanë zgjidhje. Unë jam qytetar para se të jetë artist.
Ne shyqyr ia arritëm të kemi mendime të ndryshme. Kjo është shumë e bukur. Por kush duhet të fitojë. Argumenti. Unë s’kam qenë asnjëherë me Aleancën. Kisha mendim tjetër. Mendimi im ishte që ishim skalion artistik. Nuk kisha pse t’i bija derën e partisë politike, këta i binin partive.
Por përderisa shkonin në parti, çfarë do të thotë kjo. Ne duhet të zgjonim artistët, rininë, qytetarët. Më pas kur i thërriste Presidenti, i thoja ore shkuat, po, po mua pse s’më njoftuat. Unë s’mund të bëhesha protagonist dhe të luftoja në mullinjtë e erës”-tha aktori.k.t/Fjala.al/