Rritet mosha për pensionin, nga 1 janari gratë dalin 61 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 janari, që një grua të fitojë të drejtën e pensionit të pleqërisë, ajo duhet të ketë mbushur moshën 61 vjeç. Gjithçka në përputhje me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore. Kjo përbën një rritje me një vit, pasi deri më 31 dhjetor gratë e përfitonin pensionin në moshën 60-vjeçare.

Kjo rritje parashikohet nga reforma e pensioneve, që është miratuar në vitin 2015. Reforma cakton një rritje graduale të moshës së pensionit, si për burrat, ashtu edhe për gratë.

Por për këto të fundit shpejtësia e rritjes do të jetë më e madhe. Për burrat këtë vit nuk parashikohet rritje e moshës për të përfituar pension, kështu që ata do ta përfitojnë atë në moshën 65 vjeç, si më parë.

Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.

Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056.

Të fundit

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV