Përdhunoi shqiptaren dy ditë rresht, ja çfarë i ndodhi ‘Dragoit të Kavos’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përdhunues serial grek i njohur si “Dragoi i Kavos” ka thyer kurrizin teksa u hodh nga një lartësi prej 30 metërsh në përpjekje për tu larguar nga policia në Korfuz.

Dimistris Aspiotis, 47-vjeç, i cili ka përdhunuar një grua shqiptare dhe shtatë turiste britanike, theu një këmbë, legenin, shtyllën kurrizore dhe këputi një veshkë teksa ra nga një shkëmb në Lefkimmi të premten e kaluar.

Ai u arrestua nga policët pas një operacioni 3 orësh për ta nxjerrë atë nga vendi ku fshihej. Policia e ishullit grek kishte filluar një ndjekje për Aspiotis që në fillim të muajit pasi ai kishte lidhje me përdhunimin e një gruaje shqiptare, e cila pretendoi se ai e kishte marrë zvarrë drejt një pylli dhe e kishte përdhunuar vazhdimisht. për dy ditë rresht.

Vendi ku ra "Dragoi i Kavos"
Vendi ku ra “Dragoi i Kavos”

Aspiotis u dërgua mbrëmjen e djeshme në spital nën mbikëqyrjen e policisë së Korfuzit dhe pas rikuperimit ai do të dërgohet menjëherë në burg, pasi shkeli lirimin me kusht, shkruan Daily Mail.

"Dragoi i Kavos"
“Dragoi i Kavos”

Lirimi me kusht i “Dragoi të Kavos”” u kundërshtua në mënyrë të diskutueshme në gusht të vitit të kaluar pasi kishte kryer vetëm 7 vite nga dënimi i tij prej 52-vjetësh. Por për shkak të një ndryshimi të ligjit ai përfitoi lirin me kusht.

"Dragoi i Kavos"
“Dragoi i Kavos”

Një nga viktimat britanike e Aspiotis, Kayleigh Morgan, 32-vjeç, hoqi dorë nga e drejta e saj e anonimatit vitin e kaluar për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të hedhur poshtë vendimin e qeverisë greke për lirimin e tij.

Stjuardesa e British Airways nga Scunthorpe, Lincolnshire, tha në shtator: ‘Dua të di pse është jashtë. Nuk besoj se ai ka ndryshuar.

Një person si ai nuk mund të ndryshojë kurrë dhe tani unë jam shumë e tmerruar për atë që më bëri mua dhe shumë viktimave të tjera. Kur dëgjova se ai u lirua, unë isha në shok total. Unë shpërtheva në lot dhe u ndjeva e sëmurë, u neverita”/Fjala.al/ R.G

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV