Kina apo India? Ja kush do të “pushtojë botën” me mallrat e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zyrtar i lartë i qeverisë indiane tha për “The Economic Times” se politikëbërësit kryesorë në Indi kanë filluar diskutimet mbi një kornizë ligjore që do të bëjë të munudr tërheqjen e investitorëve globalë që kërkojnë të zhvendosin prodhimin në vendin e Azisë së Jugut.

Kjo është e nevojshme pasi kompanitë shumëkombëshe që po shqyrtojnë zhvendosjen nga Kina në Indi do të preferonin ligje fleksibël mbi ligjet e shtetit për uniformitetin e operacioneve nëpër vende të ndryshme“, citohet një prej zyrtarëve.

Shtetet e Uttar Pradeshit, Madhya Pradeshit dhe Gujaratit kanë miratuar urdhra ekzekutivë duke përjashtuar institucionet e reja nga shumica e rregullave të punës. Pra, bizneset atje janë lejuar të zgjasin orarin e punës nga tetë në 12 orë në ditë, si pjesë e reformave.

Konsultimet me palët e interesuara u iniciuan nga Ministria e Punës menjëherë pas njoftimit të qeverisë për 266 miliardë dollarë si paketë e ndihmës për Covid-19.

Industria ka kërkuar nga qeveria që të krijojë një ekosistem të duhur që punëdhënësit të rriten duke mbajtur parasysh mirëqenien e punëtorëve“, i tha gazetës një person anonim, i cili ka njohuri mbi këtë çështje, duke shtuar se kufizimi i përjashtimit nga ligjet e punës në institucione të reja (siç propozohet nga disa shtete) nuk ishte i justifikuar.

Një nga propozimet që po shqyrtohet është përshpejtimi i masave të reformës.

Në fillim të këtij muaji, mediat raportuan se qeveria e Indisë kishte arritur në më shumë se 1 000 biznese amerikane me ofertë për t’u zhvendosur nga Kina. Midis atyre kompanive ishin prodhues të pajisjeve mjekësore, njësi të përpunimit të ushqimit, tekstile, lëkurë dhe prodhues të pjesëve të automjeteve.

Nju Delhi raportohet se ka ofruar lehtësimin e ligjeve të taksave dhe të punës dhe lejimin e hyrjes më të lehtë në rrugë tokësore. Zyrtarët u thanë kompanive që India ishte më ekonomike për sa i përket sigurimit të tokës dhe krahut të punës nëse zhvendoseshin përsëri në SHBA ose në Japoni, edhe nëse kostot e përgjithshme ishin akoma më të larta se në Kinë.

Të fundit

Amerikanët dhe rusët kanë zhvilluar takime sekrete gjatë muajve të fundit në Zvicër

Takime sekrete mes amerikanëve dhe rusëve në Zvicër janë zhvilluar muajt e fundit në lidhje me luftën në Ukrainë,...

Bosi famëkeq ekzekutohet brenda sallës së gjyqit, nga një person i maskuar si avokat

Një bos famëkeq i një bande është vrarë me armë zjarri brenda një gjykate në Sri Lanka nga një person i maskuar si avokat,...

E frikshme/ Vetëm 234 shoferë nga 1813 rimarin patentën pas humbjes së pikëve

Këtë të premte, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bëri të ditur se, nga 1813 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve...

Meta prej 4 muajsh në burg, vizitohet për herë të parë nga zyrtarët e Partisë së Lirisë

Sot (21 shkurt) zyrtarët e Partisë së Lirisë, do të vizitojnë për herë të parë në paraburgimin 313, presidentin e kësaj force politike, Ilir...

Shisnin drogë dhe kryenin vjedhje, gjashtë të arrestuar në Durrës

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes. Vihen në pranga 6 shtetas...

Lajme të tjera

Web TV