E rëndë/ Humb jetën në moshën 21-vjeçare ish futbollisti i Romës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-futbollisti i Romës, Joseph Bouasse ka humbur jetën në moshën 21-vjeçare nga një atak në zemër gjatë natës së kaluar.

Ai përfaqësoi akademinë prestigjoze në vitin 1016, ndërsa kurrë nuk mundi të luante me skuadrën e parë të italianëve. Kameruniani ka bërë trajnime krahas Daniele De Rossi dhe Francesco Totti në Romë.

Andrew Cesare i ESPN ka theksuar se suksesi i jashtëzakonshëm i Bouasse në Romë erdhi pasi u la i vetëm në një stacion treni nga një trafikant, i cili i kishte premtuar një jetë të re si një futbollist profesionist. Lojtari bëri debutimin e tij profesional për Serie B Vicenza, ndërsa ishte në huazim nga Roma në vitin 2017 raporton The Sun.

Ndërsa para kalimit te Roma, ai  përfaqësoi Universitata Cluj në Rumani, pasi kishte nënshkruar për ta në shkurt. Bouasse ishte vetëm 16 vjeç kur mbërriti në Itali, përkrah refugjatëve të tjerë fëmijë nga Kameruni, duke kërkuar për një jetë më të mirë në Evropë. Bouasse ende në moshë shumë të vogël iu afrua një njeri që i premtoi karrierë si futbollist, por kur arriti në Stacionin Termini të Romës, por u braktis dhe u la i vetmuar.

Si një adoleshent larg familjes së tij, 16-vjeçari kërkoi strehim në një qendër lokale. Ai u zgjodh nga Liberi Nantes,  skuadra e vetme e Italisë e përbërë vetëm nga refugjatët. Me ta ai filloi të zbulonte veten e tij dhe rizbuloi pasionin për jetën. Ndërsa skuadrat e Romëve XI dhe “legjendat” rregullisht luajnë miqësi kundër Liberi Nantes, dhe gjigandët italianë u vunë në dijeni për një talent “të veçantë” brenda këtij klubi.

Kështu u dallua Bouasse, i cili më pas në korrik të 2015-ës u soll në terrenin e trajnimit Trigoria në dhe filloi të stërvitet me ekipin e të rinjve. 16-vjeçari posedonte një prekje të mirë për të vijuar së bashku me fizikun dhe aftësinë e tij të shkëlqyer për të dalë përpara nga mesfusha.

Lexo edhe :  Cristiano Ronaldo prej bronzi mbledh mijëra tifozë në Times Square

Kontratën e tij të parë të lartë ai e nënshkroi sapo mbushi 18 vjeç, dhe u ftua në trajnime të ekipit të parë në disa raste nga Luciano Spalletti. Në një moment ai madje ishte duke u ndjekur nga vetë legjenda e Romës De Rossi. Megjithatë talenti u shua shpejt dhe ndërroi jetë në moshën 21-vjeçare.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV