Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur kundër disa prej pikave që presidenti Ilir Meta paraqiti si zgjidhje për të rikthyer normalitetin politik dhe të drejtësisë në Shqipëri. I ftuar emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ai tha se shumë prej pikave të propozuara nga kreu i shtetit janë të pazbatueshme nga opozita, sepse tashmë me daljen nga Parlamenti ata nuk kanë asnjë funksion. Ndalur më specifikisht te Këshillet Politike, siç kërkoi Meta për ndryshimet në Reformën në Drejtësi, ai tha se kjo nuk është mënyra për të bërë një shtet, duke dalë kundër këtij opsioni.
“Përtej dëshirës së mirë të presidentit, ka gjëra që janë të pazbatueshme. Ato 14 pika vijnë si Bundestangu gjerman. Rrotacion është lëvizje rrethore në një rrafsh të vetëm, ndërsa në gjykojmë që situata në Shqipëri ka një nevojë për përmbysje vertikale. Mundet që ne të mbërrijmë vetëm të rrotacioni, ndoshta edhe këtu nuk arrijmë fare. Ne jemi të angazhuar dhe e kemi detyrim që të merremi me çështjen zgjedhore, pikat e tjera nuk janë temë e jona, por detyrime qeveritare që ia ka vënë komuniteti gjerman, për të cilat ne kemi dalë jashtë loje, si drejtësia, se ne jemi jashtë politikës.
Këshilli Politik? I pamundur. Jemi jashtë Parlamentit. Rindërtimi i politikës nëpërmjet marrëveshjes, mua nuk më pëlqen se detyrimi kryesor i opozitës është të shkojë në Parlament dhe nga ky institucion bëhet një politikë legjitime. Nuk ngrihen institucione me Këshilla, se do ua delegojmë të gjitha zgjidhjeve marrëveshjeve. Nuk shikoj marrëveshje nën tryezë, por amerikanët dinë më shumë. Unë dua që t’i rikthehemi institucioneve me funksionin e plotë, nëse do e arnojmë shtetin shqiptar me marrëveshje, nuk kanë qenë jetëgjata dhe të shëndetshme. Ato 14 pika nuk mbyllen për 6-7 muaj, është gjysma e shteti shqiptar. Jo tryeza politike, siç thotë Presidenti, nuk ecet kështu përpara. Përtej dëshirës së mirë që ka Meta për të gjetur një zgjidhje sa më të lëmuar, por kjo nuk është rruga për të ndërtuar shtetin se prodhon dyshime siç ndodhi me SHBA-në, aleatin tonë më të madh”, tha Shehi.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk ka dalë kundër sistemit zgjedhor danez të propozuar nga SHBA-ja, por ka vënë theksin se opozita nuk do heqë dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore. Kjo sepse sipas Shehut, është një garanci që votat nuk do vidhen, të paktët jo deri në atë pikë sa të jenë vendimtare.
“Është pozitive, pastaj a do biem a s’do biem, mbetet për t’u parë. Do dalim pastaj me një platformë të përbashkët, por mua për vete më pëlqen. Sitemi që kemi sot nuk është se nuk është demokratik, se zgjedhjet vidhem me çdo lloj sistemi. Prandaj me kemi nevojë për disa siguri. kemi nevojë për atë qeverinë transitore 3 mujore, krijon idenë e një transparence se nuk do abuzohet me votat, ose jo deri në atë pikë sa të jenë vendimtare. Politikë prodhojnë sistemet, por nëse vidhen votat as sistemi nuk shërben për të prodhuar gjë”, tha Shehi.