Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas përditësimit të të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, ku rezultoi se raste të reja me infeksionin COVID-19 ishin 25.
Në një postim në Facebook, Spahia shprehet se Call Center ku rezultojnë të infektuar 15 persona është një vatër e rrezikshme njësoj si fasonët.
Më tej ai thotë se Rama do të mbetet në histori si personi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderash sekretë e me cmime stratosferike.
“25 të infektuar të rinj me Covid-19 të publikuar sot janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Shumica e tyre, 15, janë të rinj që punojnë në call center.
Është e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët, që u lanë të hapura vetëm e vetëm që qeveria të mos mbulonte asnjë qindarkë pagat e tyre. Ne e kemi thënë me zë të lartë që në fillim se fasonët dhe call centers janë 2 vatra të mëdha rreziku, pasi infektimi përcillet masivisht tek familjarët e të njohurit! Ato nuk u ndihmuan me asnjë qindarkë nga qeveria, duke i lënë në vështirësi serioze financiare e sidomos duke rrezikuar shëndetin!”, shkruan Spahia.
Më tej ai thkeson se, “Kjo nuk është thjesht papërgjegjëshmëri, pasi vatra të tilla janë kthyer në fakt kokëfortë të politikës kriminale në një situatë pandemie, ku shëndeti i qytetarëve duhet të jetë i pari.
Edi Rama do të mbetet në histori si inividi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderash sekretë e me cmime stratosferike, që dha fare pak lëmoshë si kompensim për shkatërrimin ekonomik që i solli biznesit e familjeve shqiptare, e sidomos me makutërinë për të mos kompensuar sipërmarrje si call centerat apo fasonët, që u kthyen në vatra të rrezikshme infektimi me Covid-19”./b.b/fjala.al