“Minjtë kanibalë po pushtojnë shtëpitë”, paralajmërimi i ekspertëve: Kujdesuni për fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm kur menduat se viti 2020 nuk mund të shkonte më keq, minjtë raportohet se po kthehen në kanibalë agresivë, ndërsa përpiqen të gjejnë ushqim gjatë pandemisë aktuale globale.

Për shkak të kufizimeve të bllokimit nga koronavirusi dhe një rënies së konsiderueshme të niveleve të mbeturinave nga vendet si restorantet, minjtë janë detyruar të hanë vetë foshnjat e tyre ose të ndërmarrin rreziqe më të guximshme në kërkimin e ambienteve të hapura për ushqim raporton The Independent.

Një azhurnim i fundit nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) paralajmëroi se qytetet e SHBA-së mund të zbulojnë “sjellje të pazakontë ose agresive të brejtësve” si rezultat i mungesës së ushqimit të tyre:

Mbylljet në mbarë komunitetin kanë çuar në një ulje të ushqimit në dispozicion të brejtësve, veçanërisht në zona të dendura tregtare. Disa juridiksione kanë raportuar një rritje në aktivitetin e brejtësve ndërsa kërkojnë burime të reja të ushqimit.

Rodentologu urban, Bobby Corrigan, i tha NBC News:

Ata janë gjitarë ashtu si ju dhe unë, dhe kështu kur jeni vërtet, me të vërtetë të uritur zakonisht do të veproni shumë keq. Kështu që këta minj po luftojnë me njëri-tjetrin, tani të rriturit po vrasin të rinjtë në fole dhe kanibalizojnë këlyshët.

Pra, si mund ta mbrojmë veten kundër këtyre minjve agresivë kanibalë?!

Udhëzimi sugjeron që të eliminohen kushtet që mund t’i tërheqin duke pastruar shtëpinë tuaj.

Kjo përfshin mbajtjen e ushqimit në kontejnerë të trashë plastike ose metalikë, pastrimin e derdhjeve të ushqimit menjëherë dhe enët e ndotura dhe mbani koshat e plehrave sa më larg të jetë e mundur nga shtëpia juaj .

Lexo edhe :  Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Për të kuptuar nëse keni brejtës pranë, CDC deklaroi:

Indikacionet që brejtësit janë të pranishëm, përveçse ti shohësh të gjallë ose të ngordhur, janë jashtëqitjet e brejtësve e shenjat e gjurmëve të tyre. Shenja të tjera përfshijnë foletë, gërryerjet, copëzat e ushqimit, qimet e miut, pika të urinës, zhurmat e brejtësve e aromat nga urina ose brejtësit e ngordhur.k.t/Fjala.al/

 

Të fundit

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMRO-së dhe...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor

Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein, për pretendime mashtruese mbi ndikimin mjedisor të produkteve të...

Lajme të tjera

Web TV