Një bunker që përdorej nga nazistët gjatë luftës, sot mirëpret klientë për 46 paund nata.
Bunkeri gjendet në fshatin Saint Badu, Francë. E gjithë godina është dy katëshe dhe pjesë të saj ka 24 dhoma përfshirë edhe dhoma individuale, një kuzhinë dhe një bar kafene dhe është i hapur për ata që janë veçanërisht të apasionuar pas historisë së luftës.
Në qoftë se dhoma ndahet mes 6 personave, një natë kushton 46 paund, por një dhomë e veçantë kushton 281 paund në natë, shkruan The Sun.
Ky bunker u zbulua nga radarët gjatë betejës së njohur si Beteja e Brestit që zgjati nga 6 gushti deri më 19 shtator 1944. Bunkeri ishte ndërtuar për të mirëpritur 1200 burra dhe ishte në dispozicion ekskluzivisht që prej vitit 1943 vetëm për ushtarët gjermanë./Fjala.al