Mbeti viktimë në aksident, modelja ‘masakrohet’ nga fansat për jetën që bënte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një top modele që besohet se humbi jetën javën e shkuar në aksidentin ajror në Pakistan, ka pushtuar rrjetin orët e fundit pasi emri i saj po përmendet gjerësisht në ofendime e mallkime, edhe pas vdekjes.

Në rrjetet sociale emri i saj është përmendur nga mijëra vetë në komente negative, që akuzojnë Zara Habid kishte zgjedhur një jetë dhe një karrierë që nga myslimanët konsiderohet si “haram”, që do të thotë e ndaluar nga islami, madje shkojnë më tej kur shkruajnë që stili i saj i jetës u ndëshkua me këtë aksident.

Modelja, tashmë e ndarë nga jeta, kishte punuar dhe ishte imazh i disa prej kompanive më të njohura të modës në Pakistan dhe këtë vit ishte gati të niste edhe projektet e para në fushën e aktrimit.

Komentet kanë qenë nga më drithërueset, aq sa disa shkruajnë se me jetën që ajo bënte, me siguri që do të përfundonte në ferr, ndryshe nga myslimanët e devotshëm e të ndershëm. Një tjetër shkruante se Allahu nuk i donte e as nuk e pranonte adhurimin nga ato femra që zhvishen për të rënë në sy, shkruan The Sun.

Sipas besimit mysliman, gratë duhet të vishen e të mbulohen nga koka tek këmbët sikurse duhet të sillen e të flasin në mënyrë të denjë. Pas këtyre komenteve, rrjetet sociale të modeles janë bllokuar nga ana e autoriteteve. Edhe pse ende autoritetet e Pakistanit nuk kanë konfirmuar identitetin e të gjitha viktimave, familjarët e Zarës thonë se bukuroshja ishte mes pasagjerëve të avionit që u rrëzua mbi rajonin Pahor./Fjala.al

Të fundit

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Lajme të tjera

Web TV