Shqipëria e Kosova me numrin më të lartë të rinjve ‘dembelë’ e të pa shkolluar në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Perspektiva për të rritur produktivitetin në trojet shqiptare është e pashpresë për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të rinjve 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë.

INSTAT raportoi se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk kishin asnjë angazhim në vitin 2019, ndërsa në Kosovë në të njëjtin vit ishin 33%  e të rinjve në këtë gjendje.

Në vendet e tjera të Rajonit dhe BE kjo përqindje është shumë më e ulët.

Në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019 ishin vetëm 18 për qind e të rinjve nuk ishin as në punë as në shkollë. Kategoria e të rinjve “dembelë” ka pësuar rënie të dukshme gjatë dy viteve të shkuara në Maqedoni, pasi në vitin 2017 Maqedonia kishte 25% të rinjve as në punë dhe as në shkollë.

Në Malin e Zi përqindja e të rinjve që as nuk punon dhe as nuk person është 17%, ndërsa në Serbi 15%, ndërsa në vendet e BE ky tregues ishte 10% në vitin 2019.

Situata e tregut të punës së të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor karakterizohet nga pasivitet i lartë, nivele të larta papunësie të vazhdueshme, punësim në sektorin informal dhe emigrim të lartë.

Pjesëmarrja e forcës punëtore të të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte e ulët në raport me standardet evropiane dhe mbeti pothuajse e pandryshuar vitet e fundit.

Në vitin 2018, shkalla e punësimit arriti afër 20 për qind për njerëzit e moshës 15-24 vjeç krahasuar me 35 për qind në BE. Shkalla e punësimit ishte veçanërisht e ulët për vajzat e reja në krahasim me djemtë.

Edhe ato të rinj në punësim më shumti janë me kontrata të përkohshme. 1 në 4 persona të rinj të punësuar është me kontratë të përkohshme.

Lexo edhe :  Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkaqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor./ Marrë nga Monitor

Të fundit

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV