Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Brazil ku një person tetraplegjik ka tentuar të grabisë më armë zjarri një argjendari.
Nga kamerat e sigurisë është filmuar i riu në karrocë, i cili kërcënonte punonjësin e argjendarisë të cilit i kishte drejtuar armën që e mbante me shputat e këmbëve
Ngjarja ka ndodhur në qytetin brazilian Caneli, ku punonjësi i argjendarisë fillimisht mendoi se bëhet fjalë për ndonjë shaka dhe për këtë arsye vazhdimisht injoronte personin në fjalë.
Megjithatë djali e kishte seriozisht dhe në pamundësi për ta përdorur armën në mënyrën e duhur për shkak të invaliditetit, e vendosi në këmbë. Madje kishte shkruar një letër me të cilën kërkonte para.
Megjithatë tentativa nuk shkoi sipas planit, pasi policia mbërriti në kohë në vendin e ngjarjes duke arrestuar plaçkitësin.
Ndërsa më pas është zbuluar që arma nuk ishte e vërtetë dhe se në karrocën e invalidit është gjetur një thikë e madhe e kuzhinës.k.t/Fjala.al/
https://youtu.be/m3lbRQYvjfU