Kur ka mbetur rreth 1 vit nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, palët politike janë duke u organizuar për fushatën elektorale. Hapja zyrtare e fushatës është ende larg, por me mbylljen e reformës zgjedhore, parashikuar më 31 maj, pritet që politikanët të zbresin të terren.
Fjala.al ka hapur një sondazh në rrjetet sociale ku pyet ndjekësit nëse mendojnë se kryeministri aktual, Edi Rama, do të fitojë një mandat të tretë në zgjedhjet e 2021-shit.
Nëpërmjet ‘Facebook’-ut çdokush mund të votojë në sondazh.