“Zombi zjarret mund të rikthehen,” shkencëtarët japin alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë thënë se kanë parë sinjale të mëdha për rikthim të zjarreve rreth Arktikut, pas një pranvere të nxehtë dhe pazakonshme.

Shërbimi i Bashkimit Evropian për Monitorim Atmosferik, ka thënë më 27 maj se në pamjet satelitore janë vërejtur zjarre pa flakë, të ashtuquajtura “zombie zjarre”, të cilat pritet të rriten teksa ndryshojnë stinët.

Rreziku i përhapjes së zjarreve masive rritet me ngritje të temperaturave dhe lagështisë së ulët, dhe Evropa në veçanti është përballur me rekord të temperaturave në muajt mars dhe prill këtë vit, ka thënë ky Shërbim.

Sipas Mark Parrington, shkencëtar dhe ekspert për zjarret në Shërbimin për Monitorim Atmosferik të BE-së, zonat kyçe janë të koncentruara në pjesët që janë djegur verën e kaluar – Rusia, Grenlanda, Kanadaja, dhe shteti amerikan, Alaska.

“Ne kemi parë në vëzhgimet satelitore zjarre pa flakë, që tregojnë se ‘zombi’ zjarret mund të rikthehen, ndonëse nuk janë konfirmuar madhësitë”, ka thënë ai.

Në gusht të vitit të kaluar është regjistruar rekord i djegies së 5.5 milionë hektarëve tokë vetëm në Rusi, kryesisht në Siberi.

Shkencëtarët frikësohen se flakët mund të ndikojnë në shkrirjen e hapësirave të akullta, të cilat më pas mund të ndikojnë në lirim të dioksidit të karbonit në atmosferë, njëherësh destabilizimin e nivelit të detit.

Shkrirja e akujve mund të ndikojë edhe në lirimin e gazrave të metanit./rel/

Të fundit

Në ditëlindjen e Stalinit, Tirana vazhdon të përkujtojë “21 Dhjetorin”

Nga Leonard Veizi   Në një ditë të zakonshme të dimrit në Tiranë, kur ajri është i mbushur me grimca të...

Magdeburg: Çfarë dimë deri tani për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve

Pak pas orës 20:00 (koha e Greqisë) një BMW SUV i zi u përplas me shpejtësi të lartë në turmën e mbledhur në një...

Haradinaj “nxin” Kurtin para Ramës: Mbështet interesat e Rusisë dhe Serbisë

Ramush Haradinaj akuzoi Albin Kurtin për politika të pakoordinuara që, sipas tij, kanë dëmtuar rëndë pozitën e Kosovës. Ai theksoi se vendi ndodhet nën...

Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdoi edhe dje me akuza të ashpra kundër kryetarit të SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar si një figurë të kapur...

Mbledhja e dy Kuvendeve, kritika dhe vizione për bashkëpunim ndërkombëtar

Mbledhja mes dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës u shoqërua me debate të forta dhe mesazhe të ndryshme politike. Gazment Bardhi kritikoi ashpër kryeministrin...

Lajme të tjera

Web TV