Rudina Hajdari depoziton në Kuvend projekt-ligjin për referendumet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj në lidhje me referendumet.

Projekt-ligji i drejtohet kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe mban datën 26 maj 2020.

“Bazuar ne nenin 81, pika 1 te Kushtetutes, dhe ne nenin 68 te Rregullores se Kuvendit, ne cilësinë e deputetit te Grupit Parlamentar “Demokrat”, Ju depozitoj për shqyrtim dhe miratim ne Kuvend nismën ligjore: “Për Referendumet” – shkruhet në projekt-ligj.

Sipas Hajdarit, një ligj i tillë do t’i japë më shumë fuqi qytetarëve në vendimmarrjet madhore.

“Ligji për referendum u jep mundësi shqiptarëve për vendimmarrje madhore. Po të kishte referendum do ishte në këmbë Teatri sot. Basha të mbështesë propozimet tona, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ligjin për referendumet, se këto kanë të bëjnë më Shqipëri demokratike. Nuk mund të mos shkojë në krahët e Edi Ramës. Këto dy mundësi ka Basha, sistemin e ri dhe ligjin për referendumet, vetëm kështu futemi në Evropë. Nuk është koha të merremi me pazare me marrëveshje. Sot u dakordësua për disa gjëra pa rëndësi”.

Ligjvënësja shqiptare edhe më herët ka deklaruar në Kuvend se shqipatrë duhet të zgjedhin me Referendum sistemi zgjodhor, por iu mohua. Para disa muajsh, dhe KQZ ka refuzuar një kërkesë për referendum të shoqërisë civile për ndryshimit e sistemit. Rudina Hajdari ka qenë e vetmja në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore për ndryshimin e sistemit, por sipas saj mazhoranca dhe opozita kanë rënë në konsesus për mosndryshimin e tij. Ndoshta këtë gjë deputetja kërkon ta arrijë me referendum./E.B./Fjala.al

Të fundit

ALARMANTE! Mos i konsumoni këto turshi, mund të shkaktojnë edhe vdekjen…

Disa lloje të turshive japoneze të prodhuara nga kompania kaliforniane Choshiya Honten Ltd janë tërhequr nga tregu për shkak...

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi tregon datën kur do nisen zarfet e votimit tek emigrantët

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se brenda javës së ardhshme pritet që të përzgjidhet kompania ndërkombëtare që do të marrë përsipër procesin e...

“Do marr shanset e mia”/Kokalari zbardh mesazhin e Berishës:As LaCivita nuk e shpëton dot

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari në një postim në rrjetet sociale ka komentuar koalicionin opozitar të pagëzuar me emrin “Shqipëria madhështore” që drejtohet nga demokratët...

Laerti i kthehet Gjestit: Egli arriti në atë pikë për shkakun tënd

Pas largimit të Eglit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, situata mes banorëve...

Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare

Tristan Rutherford-BBC Pasi u izolua nga bota e jashtme për dekada dhe duke përjetuar një eksod masiv, Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj të...

Lajme të tjera

Web TV