Ministri italian i Sporteve, Vincenzo Spadafora ka bërë me dije se Serie A do të rifillojë të shtunën e 20 qershorit. Kampionati italian do të fillojë në javën e 27-të, aty kur u ndërpre për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Por autoritetet shpresojnë që futbolli në Itali të nisë më shpejt se 20 qershori, pasi janë edhe ndeshjet e kupës për t’u luajtur. Është parashikuar që këto ndeshje të nisin që më 13 qershor, përpara fillimit të Serie A.
Federata e Futbollit ka përgatitur një plan të detajuar sa i përket testimit të lojtarëve dhe reagimit nëse ndonjë prej tyre rezulton pozitiv me COVID-19.