Foto/Dhëndri “sekret” i Jozefina Topallit, përmendet në mediat botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryetarja e Parlamentit dhe ish nënkryetarja e PD Jozefina Topalli prej disa muajsh është bërë gjyshe.

Vajza e saj Megi ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ajo, ndonëse e ruan me fanatizëm dhe nuk e ekspozon në foto, siç nënat e kujdesshme bëjnë, nuk ka hezituar të postoje foto në momente të bukura me të, duke bërë shëtitje në park apo duke e mbajtur në krah.

Sigurisht tani ka dhe më shumë kohë për t’ja dedikuar të voglit të shtëpisë. Megin dhe Genarin të gjithë i njohim, por shumë pak dimë për dhëndrin e saj, bashkëshortin e vajzës Megi.

Ai është Angelin Serreqi, i cili ka studiuar dhe punuar në Padova të Italisë për IT, dhe prej pak vitesh është kthyer në Shqipëri ku ka hapur kompaninë që operon në fushën e teknologjisë dhe komunikacionit, Angel 1, në të cilën është bashkëthemelues dhe CEO.

Dhe është pikërisht prestigjozja Forbes në seksionin italisht, e cila në një artikull të saj mbi Covid19, trajton ndihmën që mund të japi teknologjia e komunikimit për njerëzit të cilët nuk dalin nga shtëpia, në mënyrë që ata të ruajnë shëndetin e tyre dhe të mbajnë veten me aktivitet fizik pavarësisht se palestrat janë mbyllur, shkruan korrier.

Dhe kur bëhet fjalë për shëndetin, veçanërisht parandalimin e sëmundjeve, tre elementët thelbësorë janë ushtrimi i rregullt, ushqimi i shëndetshëm dhe koha për t’i kushtuar pasioneve të një personi. “Këtu janë 8 stimuj të dobishëm për të intriguar dhe pse jo, ju ndihmojnë të lëvizni, pa lënë shtëpinë ose zyrën tuaj”, shkruan Forbes.

Ja çfarë shkruan ajo që në fillim të artikullit të saj:

TRAJNIMI LIVE STREAMING: ju lejon të stërviteni në shoqërinë e njerëzve të tjerë, me miq të tjerë virtualë, gjithmonë me një trajner që kryen me ju një propozim të ushtrimeve për objektiva specifike fizike (këmbët, vithet, bark) ose të lidhura me një disiplinë (pilates, joga, hit). Në këtë drejtim, teknologjia ju lejon të integroni trajnime në distancë me kontrollin e përbashkët te ritmit te zemrës, për t’i dhënë siguri dhe cilësi më të madhe trajnimeve. E para në botë që e propozoi atë është ekipi profesional i Angel 1, një startup i ri që ka vite që dedikohet për të gjetur zgjidhje inovative për qendrat e fitnesit dhe klubet që kujdesen për shëndetin e personit të stërvitur.

Lexo edhe :  “Më doje më shumë se veten”/ Unikkatili mesazh të ndjerë për vëllanë që u nda nga jeta

Forbes pra përmend të rinjtë shqiptare si histori suksesi. Goxha vlerësim për dhëndrin e Jozefines, e cila duhet të ndihet vërtet krenare!

 

gj.b/fjala.al

Të fundit

8 Marsi, festë apo protestë?/ Vrasjet e grave që tronditën vendin gjatë vitit të kaluar

Sot, më 8 Mars, festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Edhe...

Sot 8 Marsi/Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose uron gratë dhe vajzat (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka përcjellë sot një mesazh për të gjithë vajzat edhe gratë. Në postimin e tij në Facebook Qose...

Njeriu që ngriti rrjetin e spiunazhit rus në Europë, tentakulat edhe në Ballkan

Jan Marsalek, ish-drejtori operativ i kompanisë gjermane të pagesave Wirecard, është identifikuar si një figurë kyçe në një rrjet spiunazhi rus që operon në...

Xhazi shëlbues i Abdullah Ibrahimit

Nga Bujar Meholli Emri i Abdullah Ibrahimit lidhet me një gamë të gjerë kompozimesh xhaz që e bëjnë atë ndër figurat prominente të zhanrit dhe...

Eleonora Giorgi, përqafimi i fundit, dashuri pa retorikë

Pink Floyd në funeral. Fëmijët: 'Të tërhequr nga forca e saj' Nga Marzia Apice Asnjë retorikë, vetëm dashuri e madhe në funeralin e Eleonora Giorgi më...

Lajme të tjera

Web TV