Mosndryshimi i sistemit, Patozi: PS dhe PD e dinë se po bëjnë gjënë e gabuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasje me paramendim e konsideron Astrit Patozi vendimin e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor në Shqipëri. Sipas Patozit, palët po mundohen të fajësojnë njëra-tjetrën për mosndryshimin e sistemit, ndonëse të dyja janë dakord për të njëjtën gjë.

“Fakti që kanë frikë ta marrin përsipër mosndryshimin dhe ruajtjen e statuskuosë do të thotë se janë plotësisht të vetëdijshëm se po bëjnë gjënë e gabuar, por thjesht u duhet të fshihen pas njëri-tjetrit, qoftë edhe për të fituar kohë. Ndoshga ngaqë e dinë se vrasjet me paramendim dënohen, në rastin më të mirë dyfishin e krimeve spontane, dhe se ato nuk falen dhe as nuk amnistohen ndonjëherë”, shkruan ndër të tjera Patozi.

Reagimi i plotë

MOSNDRYSHIMI, SI VRASJE ME PARAMENDIM

Fatmir Mediu tha sot në mesditë se Luli pretendon që është i gatshëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor, por këtë gjë nuk e do Edi Rama. Deklarata erdhi vetëm disa minuta, pasi kishte dalë nga godina e Partisë Demokratike në një mbledhje së bashku me aleatët e tjerë më të vegjël të Lulzim Bashës.

Pothuajse në të njëjtën çast Damian Gjiknuri po thonte para kamerave se nuk kishte asnjë propozim nga Partia Demokratike për sistemin dhe se partia e tij rezervonte të drejtën të fliste e fundit për këtë çështje. Ky i fundit foli menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së fundit të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ku me sa duket ishte debatuar për gjithçka tjetër, përveçse për sistemin.

E vetmja vlerë që ka ballafaqimi i këtyre deklaratave është për të kuptuar se i vetmi shqetësim, që kanë sot dy partitë më të mëdha në Shqipëri është se si t’ia lënë në prehër njëra tjetrës kopilin e mosndryshimit e ndoshta edhe dështimin e plotë të reformës zgjedhore, në rast se pazari i fundit nuk do t’i pëlqejë njërës palë.

Lexo edhe :  Kanabisi mjekësor, përplasje PD-Qeveri

Por po lodhen kot, sepse e kanë të pamundur të gënjejnë kaq shumë sy, që po ndjekin me vëmendje edhe lëvizjen e tyre më të imët, teksa gjenden nën dritën e fortë të të gjithë projektorëve vendas e të huaj.

Fakti që kanë frikë ta marrin përsipër mosndryshimin dhe ruajtjen e statuskuosë do të thotë se janë plotësisht të vetëdijshëm se po bëjnë gjënë e gabuar, por thjesht u duhet të fshihen pas njëri-tjetrit, qoftë edhe për të fituar kohë. Ndoshga ngaqë e dinë se vrasjet me paramendim dënohen, në rastin më të mirë dyfishin e krimeve spontane, dhe se ato nuk falen dhe as nuk amnistohen ndonjëherë.

Të fundit

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Lajme të tjera

Web TV