Makabriteti i oficerit amerikan, e mbajti gjurin te qafa e George edhe 3 min pasi kishte vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të frikshme dhe makabre janë zbuluar nga vrasja e George Floyd nga oficeri i policisë në SHBA. Polici Derek Chauvin është akuzuar për vrasje të “shkallës së tretë” nga Prokurori i qarkut Hennepin, Michael Michael Freeman.

Familja e të riut dhe avokati që kanë marrë, Benjamin Crump, janë të shqetësuar që Chauvin nuk u akuzua për një vepër më të rëndë.

“Ne prisnim një akuzë për vrasje të shkallës së parë. Ne duam një akuzë vrasjeje të shkallës së parë. Dhe ne duam t’i shohim oficerët e tjerë të arrestuar. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të rishikojnë akuzat për të pasqyruar fajësinë e vërtetë të këtij oficeri.”,-thanë familjarët e George raporton CNN.

Oficeri kishte vendosur gjurin për 8 minuta e 46 sekonda në qafën e viktimës, duke e mbajtur edhe 2 minuta e 53 sekonda, pasi ky i fundit kishte vdekur.

Nëse Chauvin do të akuzohej për vrasje të shkallës së tretë do të dënohej me 25 vite burg, ndërsa me akuzën që i ka ngritur Prokuroria, rrezikon vetëm 10 vite burg.

Ndërkohë rikujtojmë se kjo ngjarje solli një sërë demonstratash në SHBA, ndërsa Guvernatori i shtetit të Minesotës, Tim Walc ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke urdhëruar ndërhyrjen e Gardës Kombëtare, duke u arrestuar edhe një gazetar i CNN.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Lajme të tjera

Web TV