‘Dokumentet’/ Ina Zhupa: Zbulohet mashtrimi, në qendër të Tiranës do ngrihet një tjetër kullë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa së bashku me ish-deputetin Enkelejd Alibeaj kanë denoncuar sot ngritjen e një tjetër kulle sipas tyre, që do bëhet në qendër të Tiranës.

Në një deklaratë për mediat ku ka nxjerrë edhe dokumentet, Zhupa ka thënë se në një sipërfaqe toke në qendër të kryeqytetit që bashkia ia ka marrë ish-hotel Vjosës do të ngrihet një kullë me 25 kate.

Ajo ka theksuar se kryebashkiaku Erion Veliaj u ka thënë qytetarëve se aty do të bëhet një stacion urbanësh modern, por sipas ish-deputetes së PD-së e vërteta qëndron se aty do ngrihet një kullë.

Deklarata e Ina Zhupës:

Kjo kullë mbrapa nesh është një kullë që do të zërë një sipërfaqe prej 38258 m2 të tokës që Bashkia Tiranë i ka marrë ish hotel Vjosës dhe pronës publike të bashkisë Tiranë. Kjo kullë do të jetë 25 kate, 5 kate nëntokësore dhe 85 metra e lartë.

Erion Veliaj ka dalë para qytetarëve për të thënë se hotel Vjosa po prishet sepse këtu do të ndërtohet një stacion urbanësh modern. Siç mund ta shikoni këtu nuk kemi asnjë stacion modern urbanësh por përkundrazi kemi themelet e një kulle që po ngrihet në shërbim të atyre që janë paratë e drogës dhe paratë e pista. Pse e them këtë?! Lejen e ndërtimit që tregoi Enkelejdi e ka fituar një kompani e cila quhet “Ana. sh.p.k “, kjo kompani ka administratore zonjën Mirela Zaraliu. Kjo zonjë për të gjithë ata që nuk e njohin ka qenë administratore dhe pronare e një firme tjetër “Romario sh.p.k”. “Romario sh.p.k” është në hetim nga prokuroria shqiptare sepse rezulton një firmë e Edmond Begos. Edmond Bego është i njohur nga ju për aferat e zgjerimit të Lanës, për privatizimin e tokave publike, për lëvizjen me Taulant Ballën dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar në mënyrën se si ata dijnë ti fitojnë, pa garë dhe me çmimet më të larta.

Lexo edhe :  Bardhi e përmendi në Kuvend/ Zegjine Çaushi i njofton shkarkimin nga Berisha

Mirala Zeraliu është administratorja dhe pronarja e “Ana sh.p.k” e cila rezulton se është një kompani që nuk ka më shumë se 100 mijë euro fitime në ato që deklaronte vetë në Drejtorinë e Tatimeve për dy vitet e fundit. Atëherë kjo kullë këtu mbrapa nesh me sipërfaqen që ka dhe me atë që përfaqëson shkon diku tek 20 milionë euro për tu ndërtuar dhe më pas me një transaksion shitje kjo kullë i shkon vlera diku tek 60 milionë euro.

Prokuroria shqiptare ka për detyrë të hetojë Erion Veliajn si një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, të hetojë lidhjet e tij me Edmond Begon dhe të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj kulle që po ndërtohet në mes të qendrës.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Belshi, sërish kryeqyteti i çiklizmit përfundon me sukses Kampionati Kombëtar Individual

Belshi është kthyer sërish në epiqendrën kombëtare të çiklizmit duke pritur për të disatin vit radhazi Kampionatin Kombëtar Individual...

Irani fut në sherr Donald Trump me shefen e Inteligjencës amerikane

Në bordin e Air Force One të hënën vonë në mbrëmje, pasi u largua me nxitim nga takimi i G7 në Kanada, Presidenti Donald...

Plazhi është ilaç kur përdoret me mençuri, jo si garë për nxirje! Dëmi i vitaminës D

Nga Altin Joka Plazhi të jep jetë… por edhe helm – nëse nuk e kupton trupin tënd. ❶ Vapa nuk të dehidraton vetëm nga djersa –...

SHBA/ Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

Gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut. Lajmi u...

Kauzat e mëdha të PD-së bien nga lidershpi i vogël!

Nga Sebi Alla Në dy daljet e fundit në konferenca shtypi, kryetari i PD-së Sali Berisha ngjau disi i dorëzuar në atë që e ka...

Lajme të tjera

Web TV