Hajdari: Nuk e kuptoj PD-në, pse nuk pranon ndryshimin e sistemit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari është shprehur se ndihet e zhgënjyer nga kjo mbledhje. Hajdari u shpreh se nuk kupton PD-në se përse është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor.

“Unë erdha me synimin qe te ndryshoj sisitemin zgjedhor. Nuk kuptoj pse PD nuk e përqafon kete ide. Për të gjetur nje formulë kompromisi. Nje formulë që është mbështetur nga shume faktorë te tjerë te shoqërisë civile. Pse kanë kaq frikë të ndryshojnë sistemin zgjedhor?

E kuptoj Ramën që do këtë sistem se ka më shumë se gjysmën e parlamentit por nuk kuptoj lulzim bashën, pse do ta mbajë Edi Ramën perandor. Edhe pse këta qëndruan bashkë kundër këtij propozimi, unë nuk e pranova këtë përgjigje se dua që të shkojmë në zgjedhje me një sistem tjetër se kanë frikë nga vota qytetare. Pas 30 vitesh tranzicion  duhet të futen ata njerëz që e meritojnë, këta nuk e duan këtë, duan ta mbajnë siç është sistemi.” u shpreh Hajdari/Fjala.al/ k.b

Të fundit

Përplasja Lapaj-Shabani, Ana Dajko mund të rrëmbejë mandatin nëse s’ka ‘paqe’

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre. Nga dita e nesërme,...

Një plagë e tmerrshme lufte çoi në lindjen e muzikës për piano me një dorë të vetme

Pasi humbi krahun në Luftën e Parë Botërore, pianisti Paul Wittgenstein porositi vepra të jashtëzakonshme që mund t’i luante vetëm me dorën e majtë....

70 ushtarë e dy helikopterë në “luftë” me flakët, riaktivizohet zjarri në Drenovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 4 janë ende aktive. Zonat më...

“Procesi në Hagë, farsë e ndyrë,” Beqiri: Krerët e UÇK po gjykohen mbi bazën e shpifjes

Haga nuk i hap rrugë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së...

Avokati i Metës: E ka thënë Ajatollahu, sot do ta lirojmë

Apeli i Posaçëm shqyrton sot ankimin e Ilir Metës kundër vendimit të Shkallës së Parë të 26 qershorit, që vijoi masën "arrest në burg"...

Lajme të tjera

Web TV