Kur e gjithë SHBA është tronditur nga vrasja makabër e një djaloshi me ngjyrë nga ana e policisë, protestat kanë marrë dhenë në shumë shtete amerikane.
Shumë protagonistë të sportit kanë dedikuar fjalë dhe foto ndaj të ndjerit George Floyd, por së fundmi një përulje simbolike në kampionatin gjerman të futbollit, po bën xhiron e botës.
Në raundin e 29-të të Bundesligës, Borussia Moenchengladbach mundi Union Berlin 4-1 dhe avancoi në renditje duke marrë vendin e tretë me Bayer Leverkusen. Por në Borussia-Park, avantazhi i dyfishtë fillimisht nga vendasit me Neuhaus e Thuram, tërhoqi vëmendjen. Djali i lilian, ish mbrojtësit të njohur të kombëtares franceze, u gjunjëzua simbolikisht në nder të George Floyd, afroamerikani i vrarë nga një polic gjatë arrestimit në 25 Maj në Minneapolis.