Ashley Graham në kopertinën e “Harper’s Bazaar” me të birin në gji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashley Graham shfaqet për herë të parë në kopertinën e një revistë, duke i dhënë gji fëmijës së saj, që e solli në jetë në muajin janar dhe imazhet janë cilësuar mahnitëse.

Modelja 32 vjeçare rrëzëllen me të birin 4 muajsh në krah në kopertinën e revistës “Harper’s Bazaar” për muajin korrik.

Fotot janë realizuar nga bashkëshorti i saj Justin Ervin në shtëpinë e tyre në Nebraska, atje ku çifti është izoluar që prej muajit maj pas shpërthimit të pandemisë. Edhe pse gjatë viteve të fundit, modelja është shfaqur krejt e lirë mbi pasarelë apo gjatë seteve fotografike dhe mbi të gjitha krenare për format e saj trupore, sot ajo rrëfen se transformimet fizike gjatë shtatzënisë e kanë lodhur dhe torturuar.

“Gjatë shtatzënisë asgjë nuk ka rëndësi, trupi ndryshon me shpejtësi çdo ditë. Më është dashur kohë të përshtatem, ishte e vështirë edhe psikologjikisht. Më dukej sikur një alien kishte pushtuar trupin tim” rrëfen modelja.

Ashley Graham pranon se pret me padurim kthimin në punë por edhe se po i shijon pa fund ditët e izolimit dhe qëndrimit në familje me të birin e porsalindur./dailymail/r.g/fjala.al

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV