“Antishpifja”, reagon OSBE: Ligji me standarde ndërkombëtare, kemi punuar me Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OSBE ka reaguar në lidhje me projekt-ligjin antishpifje, i cili po dërgohet në parlament për miratim.

Në reagimin e saj, OSBE shprehet se për këtë projekt-ligj është punuar me Edi Ramën dhe me qeverinë. Po ashtu, OSBE vë në dukje se është punuar për të përmirësuar projekt-ligjin mbi median.

“Kemi punuar me Edi Ramën dhe qeverinë për këtë projekt-ligj. Kemi punuar për të përmirësuar projekt-ligjin mbi median. Duam të miratojmë një ligj, i cili ështe brenda standardeve demokratike ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e OSBE.

Për më tej OSBE bën të ditur: “Shumë përmirësime në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme: detyrimet e regjistrimit janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare të prezantuara (neni 4); janë futur kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes (neni 132); rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eliminuar”.

Ndërkohë, në reagimin e OSBE thuhet: “Zyra do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili, në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur”.

OSBE thotë se puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Ndërkohë Kryeministri Rama vazhdon të jetë këmbëngulës se paketa antishpifje nesër do të shkojë për miratim në seancën plenare të Kuvendit. Rama shkruan se është i keqardhur për ata që mendojnë se po cenohet liria e shprehjes pasi nuk e kanë lexuar ligjin e ri. Sipas tij ky ligj është konsultuar me OSBE dhe është dakordësuar dhe me ekspertët e Vjenës.

Lexo edhe :  "Bashkëpunove me Milosheviçin"/ Balla se kursen Berishën, 'ia plas në sy' skandalet

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin. Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e Harlem Desir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore”, shkruan Kryeministri.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV