Xheni Karaj: Livia dhe unë do të bëhemi prindër me ndihmën e Kristi Pinderit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesja e komunitetit të LGBT Xheni Karaj ka bërë me dije se shumë shpejt ajo dhe partnerja e saj, Livia do të bëhen prindër për herë të parë përmes insiminimit artificial.

Nga studio e emisionit “Ditë e Re” në RTV Ora, Xheni u shpreh se edhe adoptimi nuk është gjë e keqe, por që ajo e ka konsideruar më të arsyeshme lindjen natyrale.

Ndërsa porsa i përket dhuruesit, ajo shtoi se Kristi Pinderi është një nga kandidatët.

Arjola Shehu: Ti ke thënë se në të ardhmen dëshiron të martohesh me partneren dhe të bëje një fëmijë. Ti e ke menduar formën se si do e sjellësh fëmijën në jetën tënde? Do jetë përmes adoptimit?

Xheni Karaj: Ka mënyra të ndryshme. Nuk është ide e keqe edhe adoptimi sepse ka shumë fëmijë që kanë nevojë për familje dhe dashuri. Ne faktikisht dëshirën e kemi ta bëjë ose unë ose Livia ose të dyja me inseminim artificial. Kemi shumë miq të afër që mund të jenë donatorë. Kristi është një nga personat që mund të jetë kandidat e kemi menduar si opsion. Kjo gjë është në planet tona të afërta, jemi duke e diskutuar. Ai është shumë i lumtur dhe ne e kemi vendosur këtë gjë, sepse ai duhet të jetë i pranishëm në jetën e fëmijës. Ku ka më bukur se të rritet nga ne të tre.

Arjon Muçaj: Nga ana ligjore një nënë beqare se ju rezultoni single, a mund të kryejë inseminim artificial?

Xheni Karaj: Po, mund të bëjë. E mira do jetë që në të ardhmen që dhe ky legjislacion të përmirësohet të lejojë që çiftet e komunitetit të kenë mundësi ta kenë fëmijën si çift jo si nënë single. Kur të bëjmë një fëmijë nuk do rezultojë e të dyjave, do rezultojë si fëmija e nënës që do e lindë./Fjala.al/

Të fundit

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i...

“11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit, duke i përshkallëzuar në këtë...

“Thikë pas shpine”, si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Nga Enver Robelli Që nga shkurti i vitit 2022, kur diktatori rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, Serbia ka theksuar vazhdimisht neutralitetin...

Mero Baze: Te Partia Demokratike në fazën që po gënjejnë veten

Për të mbështetur një fushatë politike bazuar mbi një gënjeshtër është e nevojshme në fillim të ushtrohesh për ta besuar vetë. Është një sprovë...

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe nga bashkia dhe kryetari saj...

Lajme të tjera

Web TV