Të metat dhe përparësitë e një qeverie teknike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Afrim Krasniqi*

Kërkesa për qeveri teknike në administrimin e zgjedhjeve nuk është e re në Shqipëri. Në dhjetor 1991 u aplikua për herë të parë kabineti teknik përgjegjës për zgjedhjet dhe rezultoi eksperiment pozitiv, pasi zgjedhjet e marsit 1992 nuk u kontestuan nga asnjë palë politike.

Në mars 1997 pati një përpjekje tjetër për një kabinet përgjegjës për zgjedhjet, por me përfaqësim politik dhe struktura paralele në të, eksperiment që dështoi pasi zgjedhjet 1997 nuk përmbushën standardet minimale. Gjatë vitit 2009 dhe 2013 e majta kërkoi qeveri kujdestare për zgjedhjet, por pa e avancuar propozimin për shkak të refuzimeve të palës tjetër.

Më 2017 marrëveshja politike solli një kabinet gjysmë politik dhe gjysmë teknik, ku në kabinetin e kryeministrit Rama hynë disa ministra të PD.

Eksperimenti dështoi plotësisht. Në Maqedoni eksperimenti me qeveri kujdestare për zgjedhjet po aplikohet tani për herë të parë dhe ende nuk ka një vlerësim nëse do jetë i suksesshëm.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, teza se një kabinet teknik do jetë më i besueshëm në administrimin e zgjedhjeve sesa një kabinet politik është e saktë, por teza se një kabinet teknik të vendoset si normë dhe se ai apriori siguron standarde më të larta zgjedhore është i gabuar. Më 2017 urdhrat e ministrave të PD nuk u zbatuan nga asnjë vartës i administratës, askush nuk mund të largohej nga puna dhe se nuk pati asnjë mbledhje të përbashkët të qeverisë.

E njëjta situatë mund të përsëritet edhe në rastin e një zgjidhje të tillë të sforcuar në të ardhmen. Kabinetet teknike kanë vlerë kur kanë kompetenca dhe besimin e plotë të partive politike, kur vendimet e tyre respektohen dhe kur vërtetë përbërja është “teknike”.

Lexo edhe :  "Gjyqtarja Elsa Ulliri të largohet vetë, SPAK të provojë konfliktin e interesit"

Eksperimentet me teknikë e politikë (2017), me politikanë teknikë (1997), duhet të ketë mësuar tashmë palët se zgjidhja për zgjedhjet nuk është ndryshimi psh i ministrit të brendshëm, por ndryshimi i sjelljes së policisë, ndryshimi nuk është zëvendësimi i kryeministrit por ndryshimi i sjelljes dhe rolit të qeverisë në zgjedhje.

Një standard i kabineteve kujdestare ka vlerë kur bëhet praktikë politike pavarësisht emrit që mund të jetë kryeministër, jo ultimatum politik në momentet e fundit, si dhe kur kthehet standard në çdo model votimi, psh, që kryetarët e bashkive të largohen nga zyra një muaj përpara zgjedhjeve dhe fushatën ta bëjnë jashtë saj, që kryetarët e partive të largohen nga posti dhe në prag të garës në parti të mos përdorin postin, stafin dhe partinë në funksion të vetes, që rregulli të vendoset pavarësisht kush është kryeministër dhe kryesisht nga ekspertë të ekonomisë (Italia ka praktika pozitive në këtë drejtim, me modele të qeverive kujdestare), si dhe koncepti teknik të përdoret 100% edhe për komisionerët e votimit nga KQZ deri tek grupet e numërimit.

*Opinion i dhënë për gazetën “Si”

Të fundit

“The Guardian”: Ç’ndodh në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje sfidës së të shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë....

Beteja e Midway, përplasja USA – Japoni që ndryshoi fatin e luftës në Paqësor

4–7 qershor 1942 - Lufta e Dytë Botërore  Përgatiti: Leonard Veizi Beteja e Midway, zhvilluar nga 4 deri më 7 qershor 1942, ishte një nga çastet...

Marinsat amerikanë dhe Flota Detare stërviten në Durrës, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fundjavën me një postim në rrjetin social Facebook, ku ndan me ndjekësit pamjet e stërvitjes së zhvilluar në...

Paralajmërim për fruthin gjatë pushimeve: Rastet po rriten

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rritjen e rasteve me fruth në disa vende të Europës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e udhëtarëve...

Trump korrigjon shkarkimet e Elon Musk dhe rikthen punonjësit në detyrë

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka nisur të rikthejë në punë një pjesë të nëpunësve të lartë që ishin detyruar ose nxitur të...

Lajme të tjera

Web TV