Senatorja meksikane del toples në mbledhjen me qeverinë dhe gazetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një politikane meksikane ka kërkuar ndjesë pasi në një një mbledhje me qeverinë dhe gazetarët në Zoom, ka hequr reçipetat.

Martha Lucia Micher, 66-vjeçe po fliste për situatën e krijuar nga koroanvirusi me anëtarët e partisë politike të Lëvizjen Rigjeneruese Kombëtare, përfaqësues nga Banka e Meksikës dhe gazetarë më 29 maj,kur ndodhi incidenti.

Në një moment ajo filloi të heqë rrobat duke mos e kuptuar se kamera e saj ishte ndezur. Dikush i bëri ‘screenshot’ dhe fotot e saj filluan të qarkullojnë në mediat sociale duke shkaktuar një reagim mizor.

Martha kërkoi falje dhe tha: “Unë jam Malu Micher dhe nuk kam turp që kam treguar një pjesë të intimitetit tim rastësisht, sepse është pikërisht nocioni që një grua është ‘vetëm trupi i saj” që ka lejuar dhe nxitur objektivizmin e grave kundër të cilit gjithmonë kam luftuar.

Unë jam një grua e moshës 66 vjeçare që kam ushqyer me gji katër fëmijë, tre prej të cilëve sot janë burra profesionistë dhe përgjegjës dhe ndjehem krenar për trupin tim që i kam ushqyer ata.

Unë jam një grua që luftoj për të majtën për gati 40 vjet dhe që ka zënë role të ndryshme publike në angazhimin tim të zjarrtë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, unë jam një grua që nuk ka turp për trupin e saj, unë e dua atë dhe unë kujdesem për të.”

Shumë kolegë dhe politikanë të tjerë gjithashtu shpërndanë mesazhin e saj dhe postuan në mediat sociale për të treguar mbështetjen e tyre për senatoren./r.g/fjala.al

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV