Skavica/Balluku: Vendi do kthehet në fuqi eksportuese të energjisë së rinovueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror Hidrocentralin e Skavicës, pjesë e kaskadës së Drinit, e konsideruar vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë prezantimit të projektit për HEC-n e Skavicës u shpreh se jemi pranë realizimit të ëndrrës për të kthyer vendin në eksportuesin më të madh të energjisë së rinovueshme në rajon.

Sipas saj, HEC i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike. Kapaciteti i prodhimit në HEC-in e Skavicës, tha Balluku, llogaritet 210 megavat, çka rrit me gati 80 GwH kapacitetin e HEC-t të Fierzës dhe Komanit.

“Në rast se do të jetë një projekt i suksesshëm do të ofrojë një zgjidhje për përmbytjet e shumta për zonën e Mbishkodrës dhe do të përfitojnë 70 mijë familje”, u shpreh ministrja.

Ministrja tha se ne synojmë të realizojmë një garë të hapur transparente ndërkombëtare brenda muajit tetor për të arritur në një instrument të rëndësishëm të kësaj gare.

“Kjo është një vepër e cila do të ndërtohet me fonde të qeverisë shqiptare, duke u mbështetur të partnerët tanë ndërkombëtare. Po përmend BERZH-n e cila është ofruar”, tha Balluku.

Kosto e ndërtimit të këtij HEC-i llogaritet sipas studimit 510 milionë euro.

Të fundit

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave të tjera që përfshin ky...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

Lajme të tjera

Web TV