Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës. Në lagjen ‘Serreq’, rreth orës 03:00, shtetasi V. Koçeku, 27 vjeç, është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por ende nuk është arrestuar autori. Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.