Meta dhe Thaçi takim me rregullat e reja të Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mënyrë takimi ndryshe nga ajo që jemi mësuar dhe praktikuar brez pas brezi ne shqiptarët. Tashmë nuk ka më përqafime dhe dhënie duarsh.

Presidenti Ilir Meta ka pritur paraditen e sotme në takim homologun e tij të Kosovës Hashim Thaçin, ku nga fotot e bëra publike nga vetë Meta bie në sy takimi i tyre me anë të bërrylit.

Gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit në të cilën është përfshirë pothuajse e gjithë bota, të shumta kanë qenë “shpikjet” e njerëzve për takime mes tyre pa u përqafuar apo prekur me duar.

Siç duket në respektim të këtyre rregullave nuk kanë bërë përjashtim as dy kryeministrat Meta dhe Thaçi gjatë takimit të sotëm.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi Kreu i shtetit ka nënvizuar se është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE.

Sipas tij, bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë./B.L/Fjala.al

Të fundit

Aksident në vendin e punës në Shëngjin, punëtori përfundon te Trauma

Një punëtor është aksidentuar rëndë ditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, teksa ishte duke...

Bashkia: Jo më monopatina dhe skutera në sheshet e Tiranës

Monopatinat dhe skuterat elektrike do të ndalohen të qarkullojnë në sheshet publike dhe pedonalet e Tiranës. Ky është propozimi që Aleanca e Grave Këshilltare Bashkiake...

Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

nga Justin Kadi Kur bëhet fjalë për shembuj model në debatin për strehimin, Vjena është shpesh një pikë referimi. Kryeqyteti austriak përmendet shpesh në narrativat...

Asllani drejt largimit nga Interi? Pengesë mbetet çmimi

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë një largimi të mundshëm nga Interi, me klubin zikaltër që tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta...

Zjarri te Pazari i ri në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një banesë pranë Pazarit të Ri në kryeqytet. Po shihen nga larg flakët e zjarrit në përmasa...

Lajme të tjera

Web TV