Provimet e maturës në kushte pandemie, korrigjimi elektronik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundon hartimi dhe printimi i testeve të provimit të parë të Maturës Shtetërore.

Nën masa të larta sigurie do të bëhet shpërndarja në çdo drejtori arsimore, ndërsa të hënën e 8 qershorit maturantët do t’i nënshtrohen testit të parë të gjuhës së huaj.

Këtë vit maturantët do të kenë më pak mundësi për të përzgjedhur degët e studimit në universitet. Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim ku vendos që maturantët në raundit e dytë do të kenë mundësi të aplikojnë për 7 degë studimi, e jo më 10 siç ka qenë më parë.

Edhe në raundin e tretë mundësit janë zvogëluar në vetëm 5 degë.  Sakaq ndryshime nuk ka pësuar raundi i parë, ku  studentët e ardhshëm sërish do të kenë mundësi të përzgjedhin 10 degë studimi.

Pas publikimi të listave me fituesit, maturantët kanë në dispozicion disa faza për të kryer regjistrimin në universitet.

Por këtë vit, sipas udhëzimit të ministrisë edhe këtu do të ketë ndryshime. Më saktësisht, në raundin e parë do të ketë 6 faza 48-orëshe nga 7 që kanë qenë më parë. Në raundin e dytë do të ketë 4 faza 48-orëshe nga 5 krahasuar me vitin e kaluar. Raundi i tretë do të vijojë me 3 faza 48-orëshe./l.m/Fjala.al

Të fundit

Po rritet euro! E nis vitin pozitivisht, rikuperohet edhe dollari e paundi

Monedha europiane e ka nisur vitin pozitivisht teksa është rritur me disa pikë. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë...

Nga data 1 shkurt ulet çmimi i energjisë, ja cilat kategori do të prekë ky vendim

Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin...

Dosja Partizani/ Shtyhet seanca për Berishën, ja kur pritet të mbahet

Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes “Partizani”. Seanca e sotme u ndërpre pas 4.5 orësh për...

24 orë nga jeta e një Fatkeqi

Nga Edison Ypi Në jetën e Fatkeqit koha nuk rridhte në rend kronologjik. Ishte më se zakonshme që një ditë që niste, ta zemë, muajin e...

Unaza e Madhe Tirana, Shqipëria dhe rajoni/Si Unaza na jep 100 milionë euro fitim çdo vit

Nga Fatos Çoçoli Unaza e Madhe e Tiranës përfundoi dhe u inagurua më 30 dhjetor 2024.  Ajo ka një gjatësi prej 28,8 kilometrash dhe është...

Lajme të tjera

Web TV