Përdhunoi vajzën në komisariat/Veliu përjashton “përjetë” shefin e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pas lajmit të bërë publik nga SHÇBA-ja mbrëmjen e së premtes, për një tjetër abuzim të ndodhur në një komisariat në Shkodër nga shefi i policisë, Izmir Duraku u përjashtua nga policia me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Urdhri ka ardhur menjëherë pas denoncimit nga një vajzë dhe para arrestimit nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Ngjarja në fjalë duket se ka ndodhur në kohën kur Duraku ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në DVP Shkodër, në vitin 2015.

Por për fatin ajo ka arritur të marrë guximin ta denoncojë.

Njoftimi i plotë

Shkodēr – Sonte ne mbremje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.

 

Lexo edhe :  Sa kushton një fëmijë në Shqipëri?

 

gj.b/fjala.al

 

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë, qytetarja “voton” për VV dhe Gjestin (Foto)

Duket se Gjesti ka ‘infektuar’ edhe zgjedhjet në Kosovë. Një vajzë, të paktën kështu duket nga dora me thonj...

Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja paraqitet në SPAK

Ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme. Ish-deputeti i Partisë Socialiste u pa teksa hynte në SPAK mëngjesin...

Shkencëtarët zbulojnë se si do të jenë njerëzit pas 1000 vjetësh

Një studim i ri tregon se si do të duken njerëzit një mijë vjet nga tani. Megjithëse rezultatet fillestare duken mjaft pozitive, pasi njerëzit...

Pas USAID-it Musk kërkon të mbyllen Zëri i Amerikës dhe REL

Miliarderi Elon Musk ka bërë thirrje që të mbyllet Zëri i Amerikës dhe Radio Europa e Lirë. Ai shprehet se pas dy mediave janë persona...

Zgjedhjet në Kosovë dhe distanca me Shqipërinë dhe Perëndimin

Nga Mero Baze Shqipëria qëndroi indiferente dhe u përmbajt nga shprehja e simpative politike për partitë politike që garuan sot në Kosovë në zgjedhjet parlamentare,...

Lajme të tjera

Web TV