Marrëveshja për “Zgjedhoren”, Gjoni: Pa listat e hapura nuk kalon asgjë në parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Ralf Gjoni e ka quajtur pazar të turpshëm marrrëveshjen për Reformës Zgjedhore dhe paralajmëron se ajo nuk do votohet në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, Gjoni shkruan  se vota e tij do jetë kundër pasi nuk adresohet në atë marrëveshje as vota e Diasporës dhe as sistemi zgjedhor. Sipas tij, pa lista të hapura asnjë kod zgjedhor nuk miratohet nga opozita e re në parlament.

“Pa listat e hapura nuk kalon asgjë në parlament. Beteja vazhdon! Që të kuptohemi qartë, duhen disa pika mbi i: Do bëja gjithçka për integrimin evropian të Shqipërisë, por kurrë nuk do punoja kundër interesave të popullit tim. Kurrë! Pa lirinë e votës, nuk ka demokraci. Pa demokraci, nuk ka asnjë shans të ketë drejtësi!

Teksti i shitur mbrëmë si çelësi i ‘integrimit’ nuk ka asnjë lidhje me reformën zgjedhore që prisnin shqiptarët dhe me asnjë ‘standart evropian’ në anglisht, italisht apo frengjisht qoftë. Ajo është një marrëveshje e turpshme pazari që rehabiliton Luli Bashën, siguron mandatin e tretë të Edi Ramës dhe kthen kasetën prapa, tek fillimi i këngës”, shkruan Gjoni.

Më tej ai thekson se ajo marrëveshje nuk ofron shpresë, por shton dëshpërimin e shqiptarëve, të cilët me të drejtë duan të largohen nga vendi.

“Marrëveshja Basha-Rama nuk siguron votën e lirë e të barabartë, por e lë sistemin pre të manipulimeve zgjedhore. Teksti nuk e përmend fare votën e diasporës, që ne e kemi kusht në parlament. Ranë dakort që të mos ndryshohet sistemi dhe të mos hapen listat. Pra, këta e thonë hapur se duan të emërojnë deputetët e parlamentit të ardhshëm pa garë, pa rregulla demokratike e pa asnjë debat”, shprehet ai.

Lexo edhe :  Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Nuk ka lidhje me zgjedhjet, fitoren e kemi të sigurt

Si përfundim, sipas Gjonit, partitë e vërteta ‘opozitare’ kërkuan që militantët partiakë të vazhdojnë numërimin e votave dhe të sigurojnë tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë.

“Këta e pranuan hapur mbrëmë, se gjithë kjo nuk ishte krizë demokracie, por thjesht dëshirë për një tender gishtash. Si e tillë, kjo është një marrëveshje thellësisht anti-kombëtare e cila nuk i shërben interesave euro-atlantike të Shqipërisë.

Nëse kjo kalon në parlament, vendi ynë do bëhet gjithnjë e më i thyeshëm ndaj interesave malinje të aktorëve lindorë, islamikë e anti-perëndimorë, sepse ata që kanë tru do largohen prej korrupsionit gjithnjë e më masivisht.

Ndaj, ne na takon t’a presim penalltinë e Lulit dhe t’ia gjuajmë topin mbrapsht me forcë, drejt e në fytyrat e Ramës dhe Bashës & Co. Duhet që shqiptarët e pastër e të pavarur t’a dënojnë këtë paturpësi të pashembullt, ndërkohë që ne do bëjmë maksimumin tonë në parlament për t’a bllokuar.

Dhe për të gjithë ata që mund të kenë dyshime, patjetër që vota ime do të jetë kundër çdo ndryshimi në kodin zgjedhor që nuk adreson hallkat kyçe të sistemit zgjedhor.Vetëm kështu mund ti afrohemi Bashkimit Evropian, dhe sinqerisht shpresoj që negociatat të hapen sa më shpejt për të mirën e shqiptarëve”, përfundon  deputeti Gjoni./b.b/fjala.al

Të fundit

“Shpëton” pa asnjë ditë burg! Mbyllet gjyqi i Trumpit, por betimin e bën me dënim penal

Dënimi i dhënë presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, për çështjen e pagesave të bëra për të blerë heshtjen e...

Rama:“Në Elbasan duhet të kemi një pol të ri të Tiranës metropol”

Në takimin e zhvilluar në Elbasan kryeministri Edi Rama u ndal tek disa zhvillme të rëndësishme që do të përfshijnë qytetin. Kryeministri u shpreh...

Rregjistrohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Sierra Leone

Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Sierra Leone, u regjistrua rasti i parë i lisë së majmunëve, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit. Në deklaratë thuhet se...

Skema e re e kredive të buta/ Veliaj: 2025, viti i reformave të rëndësishme për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë, kryesisht çifte të reja, përfitues nga programi i strehimit social në vitet...

“Black game”/ Aksion kundër lojërave të fatit, katër të arrestuar në Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black game”. Në pranga kanë rënë katër personave., ndërsa janë proceduar penalisht edhe katër shtetas të tjerë. Sipas policisë është...

Lajme të tjera

Web TV