Qëndroi 13 orë nën rrënoja, Rama viziton Marjana Rexhepin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në shtëpinë e re Marjana Rexhepin, një prej të mbijetuarave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, e cila qëndroi 13 orë nën rrënoja derisa u shpëtua nga zjarrfikësi hero Luan Kapaj.

Rama tha se Marjana ishte me dy jetë dhe se humbja e saj ishte aq e madhe saqë nuk mund të pyetet se si i duket shtëpia e re ku do banojë.

Nuk po i them Marianës si është shtëpia në raport me atë që kishte se është më mirë më thanë. Por në këtë rast humbja është e atillë që nuk bëhet kjo pyetje por ajo që vlen për të gjithë është se është më mirë se ç’ishte. Kjo e shkreta kishte jetë të dytë. Sa orë qëndrove në rrënoja?”, tha Edi Rama.

13 orë qëndrova nën rrënoja. Më nxori Luani dhe e falënderoj shumë”, u përgjigj Marjana Rexhepi.

Kreu i qeverisë bëri apel që procedurat e rindërtimit të jenë transparente dhe të garantojnë gjithë procesin e rindërtimit me cilësi.

Të fundit

Prodhimi vendas në rënie, fuqizohet importi! U blenë nga jashtë 383 mln euro mish

Nga kaçkavalli i Gjirokastrës te ‘Feta’ greke apo ‘Pecorino’ italian. Tanimë është më lehtë të gjesh një produkt të...

Refuzoi Milanin për kalimin tek Fenerbahce, mbrojtësi tregon pse mori këtë vendim

Mbrojtësi i majtë i Gent, Archie Brown, ka zbuluar se ‘marrëveshja ishte pothuajse e përfunduar me Milan’, por shpjegon pse vendosi të bashkohet me...

Ukraina ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, zbuloi se Koreja e Veriut aktualisht furnizon deri në 40 përqind të municioneve të...

Formula 1/ Kunati i Verstappen ngre zërat: “Max tek Mercedesi në vitin 2026”

E ardhmja e Max Verstappen duket si një enigmë: për cilin ekip do të garojë në vitin 2026? A do të vazhdojë me Red...

Popullsia e BE-së arrin rekord historik: mbi 450 mln njerëz

Emigracioni në Bashkimin Evropian e ka çuar popullsinë e bllokut në rekordin prej 450.4 milionë njerëz vitin e kaluar. Kështu kanë treguar të dhënat e...

Lajme të tjera

Web TV