BE me masa të reja kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga koha e Coronës janë shtuar në internet kërkesat e pornografisë me fëmijë. Komisioni Europian reagon në luftën kundër abuzimit seksual ndaj të miturve me një paketë masash parandaluese dhe penale për vendet e BE.

Komisioni Europian kërkon së shpejti të paraqesë një paketë përkatëse të vlefshme për të gjithë Bashkimin Europian në luftë kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve, tha eurokomisionerja për çështjet e brendshme Ylva Johansson për gazetën gjermane “Welt”.

Me këtë planifikohet „një strategji e gjerë për një luftë efektive kundër abuzimit e shfrytëzimit seksual të fëmijëve, tha eurokomisionerja suedeze. Sipas Johannson planet parashikojnë një sërë iniciativash dhe masash ligjore. Këto masa i përgjigjen kështu kërkesave nga Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare për më shumë ndjekje penale dhe parandalim.

Kriminelët përdorin internetin si platformë vendimtare

Nuk mund të mbështetemi vetëm tek strategjitë e parandalimit, paralajmëron Johansson. Ajo theksoi se „ligjet tona duhet të të veprojnë kur ato shkelen, dhe duhet të tregojnë, se vlerat tonë, vlejnë si në internet ashtu edhe në jetën reale.” Për këtë është e nevojshme një bashkëpunim më i ngushtë i koncerneve të internetit. Sipas saj internet është një “faktor vendimtar për fat të keq” për kërkimet që bëjnë kriminelët për viktima të reja.

Përveç kësaj parashikohet edhe një qendër e BE për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve, e cila do të mbështesë shtetet anëtare në hetimin, parandalimin, luftimin e abuzimit seksual me fëmijët, si përmes bashkëpunimit edhe shkëmbimit të informacionit. Që nga koha e krizës së Coronës është rritur kërkesa në internet për materiale që përmbajnë pamje të abuzimit seksual me fëmijë “në disa vende anëtare madje me 30%”, është shprehur Johansson.

Lexo edhe :  Stuhia tropikale godet edhe në Durrës, ndryshim radikal i kushteve atmosferike

Zbulohet rrjeti i keqpërdorimit seksual në Gjermani

Në ditët e kaluara në Gjermani u zbulua një rrjet i keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në landin Renani-Veriore Vestfali, Brandenburg, Hesen dhe Saksoni i Poshtme janë arrestuar 11 persona për keqpërdorim të rëndë seksual të fëmijëve. Shtatë prej tyre ndodhen në arrest-burgim, bëri të ditur prokuroria dhe policia e Mynsterit të shtunën. Një nga të fajësuarit kryesorë është një 27 vjeçar nga Mynsteri, i cili njihet ndërkohë për veprat penale me këtë motiv./DW

Të fundit

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Lajme të tjera

Web TV