Integrimi në BE/Kryenegociatori Zef Mazi: Kemi shanse të madh, por sfidat tepër të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryenegociatori për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi ka folur për herë të parë pas emërimit në postin e rëndësishëm.

I pranishëm përmes video telefonatës në tryezën e  Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Zef Mazi pranoi se procesi i bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë i vështirë por do të jenë një shans i madh që mund të arrihet vetëm nëse punojnë të dedikuar dhe sillen si profesionistë.

Rruga që ka marrë përsipër vendi ynë ka nisur 20 vite më parë që në samitin e Selanikut. Është një punë mjaft e madhe dhe do të ketë sfida mjaft  të mëdha përpara. Këto sfida nga çdo institucion, përfaqësues i lartë  apo dhe për vetë ekipin negociator do të kenë rëndësi të pallogaritshme. 

Grupi negociator që unë do të kem nderin të drejtoj është me njohuri shumë të larta profesionale dhe me përvoja të gjatë në procesin e integrimit. Grupi ka një mandat të qartë, dedikim profesionalizëm ekspertizë dhe ka bindjen se gjithçka që do të bëjmë do të jetë në të mirë të vendit tonë”

Këto do të jenë negociatat më të rëndësishme që ka bërë Shqipëria. Ky shans i madh dhe nder që na u bë duhet të na motivojë që të vendosim të gjithë energjitë tona ta çojmë me sukses përpara këtë besim. Kjo punë do të arrihet të kryhet mirë e me cilësi nëse ne do të jemi të koordinuar të flasim në një zë, të jemi të dedikuar dhe të flasim si profesionistë. Me përkrahjen e ndihmën e të gjithë institucioneve të vendit, Shpiqërisë civile dhe të gjithë faktorëve që kanë peshë, unë e grupi negociator nuk do të kursejmë energjitë dhe përvojën e njohuritë tona për ta çuar përpara këtë objektiv”

Komisioni Europian pritet të paraqesë kornizën e negociatave midis Shqipërisë dhe BE-së, por hapja e këtyre kapitujve të parë do të ndodhë vetëm pas plotësimit të disa parakushteve. Këto parakushte, që lidhen nga ngritja e institucioneve të drejtësisë e deri tek luftimi i korrupsionit, bëjnë që koha e mbledhjes së konferencës së parë ndërqeveritare të mos ketë afat.

Lexo edhe :  Berisha “fushatë” në Berlin: Votoni CDU-në, pastaj PD-në…

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Trump: Tarifa të tjera reciproke javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se do të shpallte tarifa të mëtejshme reciproke javën e ardhshme. I pyetur për...

Tensione dhe kartona të kuq, Milan triumfon pastër në transfertën e Empolit

Milani ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Empolit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Leao dhe Gimenez. Pjesa e dytë u...

Protesta e opozitës/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde

‘Tortura ndaj Tiranës vijon’, kështu është shprehur deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar protestën e opozitës pasditen e sotme (8 shkurt) para Kryeministrisë . Përmes...

Protesta e opozitës, Kikia: Berisha konfirmoi se Meta do të jetë në listën e sigurt të PD

Mbështetësit e opozitës tubuan të shtunën para Kryeministrisë, bashkë me liderët e partive kryesore në pakicë parlamentare, për të denoncuar e përsëritur deklaratat e...

Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Lajme të tjera

Web TV